BallinaAktualitetJohn Ratcliffe konfirmohet në Senat si drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës...

John Ratcliffe konfirmohet në Senat si drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA

spot_img

John Ratcliffe është konfirmuar nga Senati si drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), duke e bërë atë të dytin nga kabineti i Presidentit Donald Trump që konfirmohet, pas Sekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Ratcliffe ka shërbyer më parë si Drejtor i Inteligjencës Kombëtare nga maji 2020 deri në janar 2021, gjatë mandatit të parë të presidentit Trump.

Ratcliffe tha se CIA duhet të bëjë më mirë kur bëhet fjalë për përdorimin e teknologjisë si inteligjenca artificiale për t’u përballur me kundërshtarët, përfshirë Rusinë dhe Kinën.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre të inteligjencës duke siguruar gjithashtu mbrojtjen e të drejtave civile të amerikanëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular