BallinaAktualitetMarrëveshje Shqipëri-Itali për emigrantët, rinis operacionin! Gati anija për transferimin e klandestinëve...

Marrëveshje Shqipëri-Itali për emigrantët, rinis operacionin! Gati anija për transferimin e klandestinëve në Gjadër e Shëngjin

spot_img

Qeveria italiane nuk heq dorë nga projekti për transferimin e emigrantëve në Shqipëri. Pas një pezullimi prej më shumë se dy muajsh, operacioni rifillon sërish.

Anija e Marinës Cassiopeia është kthyer në aksion në Mesdheun qendror dhe është gati për të transportuar emigrantë në qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin, shkruajnë mediat italiane.

“Synimi është transferimi i azilkërkuesve në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen e arritur vitin e kaluar me Tiranën, pa pritur megjithatë opinionin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian, për të cilin disa gjykata kanë kërkuar së fundmi sqarime”, shkruajnë mediat italiane.

Për momentin, anija patrulluese Cassiopea ndodhet në brigjet e Lampedusa, gati për të marrë emigrantët për t’u transferuar në qendrat e Shëngjinit dhe Gjaderit. Në bordin e anijeve, operatorët e UNHCR-së do të monitorojnë respektimin e të drejtave të azilkërkuesve.

Kujtojmë që tre javë më parë Gjykata e Kasacionit tha se është në tagrin e qeverisë italiane të vlerësojë si të sigurta apo jo, vendet nga ku vijnë emigrantët.

Ky është një konfirmim i vendimit të marrë më 19 dhjetor 2024, i cili sqaroi rolin e gjyqtarit të zakonshëm në lidhje me përcaktimin e vendeve të sigurta të origjinës, duke nënvizuar kufirin e kompetencave të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular