Mbi 8 milionë lekë pasuri i janë sekuestruar dy personave që kishim mashtuar dhjetëra qytetarë në Berat e në qytete të tjera.
Gjykata e Beratit njofton se bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve me iniciale A.L. dhe A.Ç., nën hetim për veprën penale të “Mashtrimit”.
Në bashkëpiunim me njëri-tjetrin, të dy kanë mashtruar persona të ndryshëm në disa qytete, duke përfituar shuma të mëdha monetare në lekë dhe valutë të huaja.
Me kërkesë të prokurorisë u sekuestruan pasuritë e këtyre shtetasve në disa banka të nivelit të dytë në Berat dhe Tiranë, shumat e mëposhtme:
– 668.290.299,4 Lekë;
– 1.110.392.37 EURO;
– 224.470. 28 USD;
Po ashtu, Gjykata sekuestroi edhe dhjetë pasuri të paluajtshme të këtyre shtetasve në Tiranë, Vlorë edhe Berat.
Njoftimi
Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë Berat mbi 8 milionë euro pasuri të shtetasve A.L. dhe A.Ç. nën hetim për veprën penale të “Mashtrimit”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, sekuestroi pasuritë e shtetasve A.L dhe A.Ç nën hetim për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143/2/3 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.523, viti 2024, të realizuara në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, Berat, u arrit në dyshime të arsyshme me prova shkresore, se shtetasi A.L., ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 143/2/3 në bashkëpunim me shtetasin tjetër A.Ç, të cilët rezultojnë se kanë mashtruar persona të ndryshëm në disa qytete, duke përfituar shuma të mëdha monetare në lekë dhe valutë të huaja.
Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkoi sekuestrimin e të gjitha llogaritë bankare dhe pasurive të paluajtshme të shtetasve të mësipërm me banim në Berat.
Me kërkesë të prokurorisë u sekuestruan pasuritë e këtyre shtetasve në disa banka të nivelit të dytë në Berat dhe Tiranë, shumat e mëposhtme:
– 668.290.299,4 Lekë;
– 1.110.392.37 EURO;
– 224.470, 28 USD;
Si dhe dhjetë pasuri të paluajtshme të këtyre shtetasve në Tiranë, Vlorë edhe Berat.
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar nën drejtimin e e Prokurorisë së Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vazhdojnë veprimet hetimore në funksion te procedimit penal 523/2024.