Ndërkohë që ditët e fundit nga eksponentë në PD-në e Berishës dhe mediet pranë tij, u janë rikthyer sulmet të egra ndaj ish-ambasadores në Tiranë, Yuri Kim, Sekretari i Shtetit në administratën Trump, Marco Rubio, e ka takuar atë në mënyrë të përzemër në restorantin e DASH. Lajmin dhe foton i ka shpërndarë vetë Kim, në Instagramin e saj. Në mediet amerikane së fundmi është përfolur se ajo do të marrë nga Trump, postin e ambasadores në Filipine. Ish Ambasardorja Yuri Kim shkruan; Sa mirë që Sekretari Rubio ishte në kafen e Departamentit të Shtetit njëkohësisht me ne, në ditën e tretë të punës
Ndërkohë kujtojmë se “armiken e korruptuar të Berishës“, edhe në ambasadore në Tiranë, u emërua po nga Trump në mandatin e tij të parë presidencia.