Shefqet Meko vjen me “Rënia”. Romani përcjell “skanon” rrёnimin e shoqërisë shqiptare tё viteve ‘90-tё. Falenderimet e autorit
Romani “Rënia” i shkrimtarit Shefqet Meko, është një prurje e re në letërsinë e shkruar nga autorët shqiptarë jashtë Shqipërisë.
Ky roman përcjell plot emocion dhe befasi tronditëse rrёnimin e shoqërisë shqiptare tё viteve ‘90-tё. Përmes një gjetjeje mjaft të arrirë artistike, drama e personazhit kryesor, Maks Priftit, ndërthuret me atë të një shoqërie tё zhgënjyer e të nёpёrkёmbur që ndodhet në zgrip të ekzistencës së saj.
Ngjarjet që shoqëruan Shqipërinë në vitet ‘90, si dhe njerëzit që dominuan skenën politike shqiptare gjatë asaj periudhe, jepen me realizëm parë nga syri i një idealisti, që nuk ishte i vetmi në atë kohë. Maks Prifti, një “grimcë” e sistemit, besonte se çdo gjë në jetën e tij ishte “dhuratë nga pushteti popullor dhe partia”. Në një sfond karakteresh që të nguliten thellë gjatë leximit, shihet Rënia e këtij miti propagandistik ngritur si “opium ideologjik” për popullin me qëllimin për ta mbajtur nën kontroll, të shtypur, të shfrytëzuar. Edhe vet autori Metko ne rrjetin social FB shkruan -“Shtëpia Botuese Mediaprint, sjell për lexuesit romanin tim “RËNIA”. Viti 2025 fillon me surpriza. Ky roman kujton të shkuarën, për të ëndërruar të nesërmen duke mos u kënaqur me të sotmen. Faleminderit Mediaprint, Faleminderit redaktores Merita Gruda, dhe shkrimtarit Ahmet Prençi, mikut që nuk zhgënjen. Shqipëria mbetet për mua “Amerika e Miqve” Mirënjohje!”. Miku i z.Metko dhe shkrimtari Ahmet Prençi do te njoftonte sot botimin me te ri te Shefqet Meko teksa shkruan –“Në ditët në vijim kemi në dorë një roman të veçantë dhe shumë interesant.
Urime Shefqet Meko dhe Shtepia Botuese Mediaprint!” Romani “Rënia” i autorit Shefqet Meko kshton 1200 leke dhe është 412 faqe sipas Mediaprint.