BallinaLifestyle"20 ditë në koma..."/Trondit Zebërvoki: Një plumb mora unë, mami pesë!

“20 ditë në koma…”/Trondit Zebërvoki: Një plumb mora unë, mami pesë!

spot_img

I ftuar në “S’e Luan Topi” ka qenë aktori dhe ish-banori i BBV, Marius Dervishi, ose sikurse e njohim të gjithë, Zebërvoki. Ai ka rrëfyer ngjarjet që shenjuan jetën e tij. Stuhitë që e detyruan të marrë vendime të rëndësishme.

Ngjarjet e vitit 1997 janë nga më të dhimbshmet e historisë së Shqipërisë. Shteti pothuajse u “shkri” dhe i gjithë populli u ngrit në protesta masive. Një vit mjaft i vështirë dhe i trazuar. Në këtë periudhë një ngjarje tronditi familjen e Mariusit.

Marius: Një komshi ka qenë duke qëlluar me armë zjarri në ajër, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka ngelur gishti tek këmbëza e kallashnikovit. Një plumb kam marrë unë në pjesën e nofullës dhe pesë plumba ka marrë mami im. Në pjesën e barkut dhe të këmbëve, ai ishte moment që unë e vuaj edhe sot e kësaj dite. Pasojat e asaj ngjarje, pasi në periudha të ndryshme të fëmijërisë më është dashur të kryej disa operacione kirurgjikale.

Erjona: Fillimisht ti qëndrove 20 ditë në gjendje kome.

Marius: Për fatin tim të mirë unë nuk mbaj mend asgjë të asaj periudhe por mbaj mend ato peripecitë që kam hasur, ndërhyrjet e herëpasherëshme gjatë zhvillimit dhe rritjes sime. Plumi kishte prekur gjendrën e pështymës, gjuha ime ka qenë e këputur për shkak të plumbit.

Erjona: Ndërkohë mami mori pesë plumba dhe ia hodhi për mrekulli duhet thënë…

“Thikë pas shpine”/ Berisha reagon pas shpalljes se shtetit bektashi nga Rama
Marius: Po, nuk ka le të themi pasoja apo siklete të mbartura prej asaj ngjarje. Normalisht që ka qenë vuajtje por me rëndësi është që sot jemi gjallë dhe jemi mirë dhe po e përballojmë më së miri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular