BallinaAktualitetA pagoi Lulzim Basha për të marrë pjesë në betimin e Presidentit...

A pagoi Lulzim Basha për të marrë pjesë në betimin e Presidentit Donald Trump?/ Basha i prerë: Ishte ftesë zyrtare

spot_img

Moderatori i emisionit “360 gradëˮ, Artur Zheji pyeti kreun e Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha nëse ishte i ftuar në inagurimin e Presidentit Donald Trump apo kishte paguar për të marrë pjesë.

Basha pohoi se ka qenë i ftuar për shkak të marrëdhënieve ndër vite që ka me SHBA-në.

Artur Zheji: A ishte një ftesë protakollare apo ju keni paguar para dhe keni lobuar për të qenë të pranishëm sipas sistemit amerikan?

Lulzim Basha: Jo, të vetmet para që kam paguar kanë qenë për hotelin, natyrisht edhe për biletën e avionit, për të tjerat kam qenë i ftuar zyrtarisht në të gjitha aktivitetet ku kam marrë pjesë.

Sigurisht për të kënaqur apo shfrenuar fantazinë e atyre që na ndjekin, takimet që kam patur janë të shumta, kam takuar pothuajse gjysmën e kabinetit të ardhshëm të Presidentit Trump, por siç e thashë nuk e shikoj si një mundësi për të nxjerrë foto sepse fotot janë nxjerrë e do të nxirren.

Artur Zheji: Si shkohet aty?

Lulzim Basha: Shkohet me ftesë. Disa ftesa njëra prej tyre e personalizuar për inagurimin.

Artur Zheji: Si kryetari i Demokratëve Euroatlantik? Si ish-ministër i Jashtëm? Si ish-ministër i Brendshëm? Si ish-kryetar i Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Si Lulzim Basha, si një njeri që ka një marrëdhënie të konsoliduar ndër vite edhe para hyrjes në politikë e në veçanti gjatë politikës aktive me vendimarrësit amerikan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular