Policia e Tiranës njoftoi se ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në zonën e Astirit. Për këtë arsye është arrestuar një 29-vjeçar.
Uniformat blu thonë se kishin informacione se i riu shpërndante lëndë narkotike kokainë e kanabis në këtë zonë. Për këtë arsye atij iu bë një kontroll fizik si dhe kontroll banese e biznesi.
Aty shërbimet e policisë sekuestruan dy qese plastike me kokainë, e ndarë në doza e gati për shitje. Po ashtu, i riu fshihte edhe një sasi lënde narkotike.
“Arrestimi i këtij shtetas u bë pasi gjatë kontrollit fizik, kontrollit të banesës dhe të biznesit të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, një sasi lëndë narkotike kanabis, 3 peshore që shërbenin për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike”, njoftoi policia.