Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një dhomë e konviktit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” është përfshirë nga flakët. Menjëherë në vend ngjarja kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, por ende nuk janë të qarta rrethanat e rënies së zjarrit, i cili nuk ka marrë përmasa të mëdha. Fatmirësisht, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.