Një bisedë e nxehtë ka shpërthyer mes G-Banit, Danjës dhe Jozit gjatë një diskutimi të përbashkët në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Danja po gatuante të kuzhinë dhe G-Bani gjendej diku afër, kur Jozi është afruar pranë tij dhe papritur ka deklaruar se ai duhet të shprehë tashmë ndjenjat për një femër tjetër në shtëpi.
Ky koment ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm nga ana e G-Banit, i cili e ka pyetur Jozin nëse fliste për dikë të caktuar, pasi ai nuk kishte asnjë lidhje romantike apo ndjenjë për asnjë prej banoreve.
Por Jozi nuk është ndalur këtu dhe, për të sqaruar më tej, ka hedhur emrin e Danjës, duke i sugjeruar G-Banit që të shprehte ndjenjat e tij për të.
Reagimi i G-Banit ishte i papritur dhe i habitur, duke e pyetur Jozin për arsye të tjera se pse ai po fliste kështu.
Në ato momente ka reaguar Danja duke i tërhequr vëmendje që të mos flasë më gjëra të kota dhe të fokusohet te marrëdhënia e loja e tij.
“E kam parë se si flet për të, e komplimenton, të duket se di ça të them”, thotë Jozi teksa bisedonte me dy banorët. Ndërkohë Danja e pyet se kush ia ka dhënë këto ide dhe G-Bani ia pret: “Valbona”.
“Ti nuk ke tru”, ia pret më pas Danja Jozit.