BallinaBota“Groenlanda nuk shitet”/ Zbardhet telefonata e tensionuar mes Donald Trump dhe kryeministres...

“Groenlanda nuk shitet”/ Zbardhet telefonata e tensionuar mes Donald Trump dhe kryeministres daneze

spot_img

Donald Trump dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar në lidhje me pretendimet e Trump që Groenlanda të jetë pjesë e SHBA.  

Sipas pesë zyrtarëve të lartë evropianë që folën për Financial Times, biseda 45-minutëshe u zhvillua javën e kaluar, me kryeministren danez që e bëri të qartë se ishulli “nuk është në shitje”. Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi komunikimin.

Mirëpo, siç raportojnë mediat amerikane, gjatë bisedës klima mes dy liderëve ka qenë shumë e tensionuar.

Nga ana e saj, Frederiksen thuhet se e ka bërë të qartë se ishulli i Groenlandës, i cili është pjesë autonome e mbretërisë daneze, nuk është në shitje.

Trump, megjithatë, thuhet se ka përsëritur qëllimin e tij për të sjellë Groenlandën nën kontrollin e SHBA-së, një qëllim për të cilin thuhet se insistoi.

“Ishte e tmerrshme,” tha një burim evropian duke iu referuar telefonatës, detajet e së cilës “ka të ngjarë të thellojnë shqetësimet evropiane se kthimi i Trump në pushtet do të testojë lidhjet transatlantike më shumë se kurrë”, raporton FT.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular