Gjatë një debati me Danjën, Jozi i është drejtuar duke i thënë se ‘ti për njerëzit je thjesht një aventurë’. Banorja me qetësi i përgjigjet se ‘nuk po e kupton se çfarë po thotë’.
Pranë tyre ishte edhe G-Bani, i cili pyet Jozin ‘nëse ka argument për këtë që po thotë apo është duke e thënë si paragjykim’.
Ndërkohë Danja sërish me qetësi i kthehet Jozit: “A të ka hyrë shejtani prapë?”, duke iu referuar një deklarate të tij pas akuzave të rënda që ai bëri për Rozanën.
Pjesë nga debati:
Danja: Pra për njerëzit unë jam thjesht një aventurë, ça po thua se nuk po të kuptoj?
Jozi: Ti mundohesh të më bësh lojëra fjalësh
Danja: Jo nuk janë lojëra fjalësh, po të them se nuk po të kuptoj se ça po thua
G-Bani: A ke argument për këtë që po thua? Apo je duke e thënë si paragjykim
Jozi: Ti je vetëm për aventura, ti nuk ke ndjenja
Danja: Unë jam vetëm për aventurë? Nuk e di ti se sa ndjenja kam unë, nuk e ke idenë
Jozi: Mendimi im
Danja: Ku e ke parë këtë punë
Jozi: E kam ndjerë këtë
Danja: A ka të hyrë shejtani prapë? Ej një sekondë, Jozit i ka hyrë shejtani prapë dhe vazhdon e flet çudira