Një persona nga Indiana është arrestuari pasi akuzohet se përdori TikTok për të nxitur sulm ndaj Presidentit Donald Trump.
FBI tha se 23-vjeçari Douglas Thrams nga Goshen bëri një sërë kërcënimesh në videot e postuara në faqen e mediave sociale këtë javë.
Në një video të TikTok, Thrams tha se Trump duhej të vritej “dhe këtë herë mos e humbisni”, shkroi një agjent i FBI-së në një dosje gjyqësore.
Thrams është në paraburgim në pritje të paraqitjes të hënën në gjykatën federale në South Bend. Ai nuk ka ende një avokat, shkruajnë mediat amerikane.