BallinaAktualitetMblidhet Sinodi i Shenjtë/ Zi kishtare pesë ditë, varrimi i Kryepeshkopit Janullatos...

Mblidhet Sinodi i Shenjtë/ Zi kishtare pesë ditë, varrimi i Kryepeshkopit Janullatos do të kryhet të enjten

spot_img

Pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë njoftoi se u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme Sindodi i Shenjtë.

Për këtë arsye është shpallur zi kishtare për pesë ditë, nga sot deri më 29 Janar.

Kisha njoftoi se trupi i kryepeshkopit të ndjerë do të vijë pasditen e së martës. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda në Katedrale gjatë pasdites dhe gjatë gjithë 29 Janarit.

Ndërkohë shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte në orën 11:00 pas Liturgjisë Hyjnore.

Po ashtu Sinodi i shenjtë zgjodhi Mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin si mbikëqyrës të Fronit Kryepiskopal.

“Sinodi shprehu dhimbjen e thellë për fjetjen në Zotin të Atit dhe Kryebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit. Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime:

1. Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.

2. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.

3. Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.

4. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore”, njoftoi kisha ortodokse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular