ftuar në emisionin “Back to the Beginning” në Top Albania Radio ka qenë Nora Malaj. E njohur si një nga gratë me më shumë ndikim në jetën publike edhe kur ka qenë pjesë e politikës por edhe si aktiviste ka rrëfyer momentet e saj të vështira por edhe ato të bukura të jetës së saj ndër vite
Kanë qenë vite të vështira, në drejtim të shëndetit për arsye se më vuri përpara pas Covid-19, diabeti, streset e forta, situatat e ndryshme politike që ndikuan tek unë. Përtej faktit që unë tashmë e kam mbyllur këtë karrierë por gjithësesi duhet të kuptojmë një gjë siç thotë edhe Aristoteli që njeriu është kafshë politike dhe kur ti je pjesë e politikës për 28 vite nuk është pak. Detyrimisht ti shikon gjërat që janë bërë dhe që mund të bëheshin më mirë dhe e gjitha kjo ndikon në shëndetin tënd drejtpërdrejt por edhe në atë emocional.
Nëse do të kthehej pas në kohë a mendon Nora se politika i dha asaj ato që donte dhe meritonte?
Për hir të së vërtetës duhet të them që politika ishte një rrugë në të cilën rrallë mund të shkohet. Them rrallë sepse të jesh grua, të jesh në Shqipëri dhe të merresh me politikë nuk është bekim por mallkim për arsyeja sepse gruaja nuk është e brishtë, është shumë e fortë dhe shumë rezistente por duhet të bëjë ca marrëveshje të cilat lidhen me kodin e moralit. Politika në thelbin e saj duhet që të ketë moral dhe unë mendoj që politika më bëri një gjë të jashtëzakonshme që nuk do të ma bënte asnjë studim tjetër që unë kam bërë në vitet akademike. Më dha të kuptoj që në politikë njeriu duhet të jetë me empati dhe duhet ta ndjejë tjetrin edhe kur gabon nuk e ka për turp të thotë më fal. Duihet ta thotë dhe nuk dihet të bëjë historinë e strucit.
Më tej Nora shtoi gjithashtu se:
Politika mua më rriti dhe më la të kuptoj që në politikë nuk bëhesh dot i pasur, bëhesh i pasur shpirt ërisht por jo në aspektin monetar. Nuk është e thjeshtë të merresh me politikë, është investimi më i vështirë që bën njeriu dhe mendoj se ajo ka qenë shkolla më e bukur e jetës sime.