BallinaKryesore“Paraja ndjek pacientin”, Basha prezanton programin e shëndetësisë: Shqipëria meriton një sistem...

“Paraja ndjek pacientin”, Basha prezanton programin e shëndetësisë: Shqipëria meriton një sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit

spot_img

Lulzim Basha ka risjellë programin e Demokratët Euroatlantikë për sistemin shëndetësor në Shqipëri, duke theksuar se “paraja ndjek pacientin”.

Sipas Bashës, Shqipëria meriton një sistem shëndetësor ku çdo qytetar trajtohet sipas nevojës dhe jo sipas mundësive financiare.

Ai shprehet se qeveria e Edi Ramës ka dështuar në realizimin e premtimit për “shëndetësinë falas” dhe u shndërrua në një piramidë aferash korruptive.

Sipas tij, programi i Demokratët Euroatlantikë përfshin forcimin e sigurimeve shëndetësore, rritjen e buxhetit për shëndetësinë, eliminimin e PPP-ve të panevojshme, dhe investime në teknologji digjitale dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit për pacientët.

Ai thotë se me mbështetje nga qytetarët, ky program mund të sjellë një ndryshim të thellë në sistemin shëndetësor shqiptar.

Postimi i plotë i Bashës: 

Shqipëria meriton një sistem shëndetësor ku çdo shqiptar të trajtohet me respekt, cilësi dhe merr kujdesin që i takon sipas nevojës, jo sipas xhepit. 

Prej 12 vjetësh, Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët me parullën e “shëndetësisë falas”, një premtim që jo vetëm nuk u mbajt, por u shndërrua në një piramidë aferash korruptive. Sot, qytetarët paguajnë 60% të shpenzimeve nga xhepat e tyre, teksa shëndetësia vuan nga keqfinancimi, korrupsioni endemik, koncesionet klienteliste, keqmenaxhimi dhe largimi masiv i personelit shëndetësor. Ky dështim kolosal i qeverisë dëshmon qartë se asgjë nuk e lidh Edi Ramën me mirëqenien dhe dinjitetin e familjeve shqiptare.

Kjo situatë kërkon një ndryshim rrënjësor për të garantuar shëndetin e çdo shqiptari, i cili mund të vijë me votën tuaj më 11 maj. 

Programi i Demokratëve Euroatlantikë mundëson një sistem shëndetësor që i përgjigjet nevojave të qytetarëve, jo fuqisë së portofolit të tyre.

Me mbështetjen tuaj, ne:

Zbatojmë parimin “paraja ndjek pacientin”, duke i dhënë çdo shqiptari kartën e sigurimit shëndetësor, me të cilën mund të zgjedhë ku dhe si të trajtohet (publik apo privat) pa pagesa shtesë;

Forcojmë skemën e sigurimeve shëndetësore, kalojmë nga pagues i vetëm në disa pagues;

Rrisim buxhetin për shëndetësinë, ku 50% më shumë shkojnë në rimbursim dhe motivimin e personelit mjekësor; 

Anulojmë PPP-të e panevojshme, që zhvasin milionat e taksapaguesve; Krijojmë Agjencinë Kombëtare të Llogarive Shëndetësore për kontroll shpenzimesh në sektorin publik dhe privat;

Investojmë në teknologjinë digjitale, si kartelën elektronike, e cila i mundëson pacientit trajtim kudo dëshiron, duke pasur historikun mjekësor më vete; 

Përmirësojmë paketën bazë të sigurimeve shëndetësore, me rimbursim sipas diagnozës, në mënyrë që asnjë pacient të mos mbetet pa mjekim për shkak të mungesës së barnave në lista;

Luftojmë barnat jocilësore dhe mafian e barnave, duke siguruar medikamente bashkëkohore e të sigurta për çdo qytetar.

Bashkë mund ta bëjmë të mundur këtë ndryshim, ku secili gëzon mirëqenie, dinjitet dhe siguri. 

Shqipëria meriton më shumë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular