Garazhi i një pallati tetë katësh në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, është përfshirë nga flakët.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur puna për shuarjen e flakëve si edhe për evakuimin e banorëve.
Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, ndërsa kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pasi një apartament po në këtë zonë u përfshi nga zjarri duke lënë dëme të shumta materiale, përfshirë djegien e zyrave të një banke të nivelit të dytë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.