Myrto Uzunit, do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin amerikan të futbollit, duke u larguar për herë të parë nga Europa ku ka lënë shenjë edhe në një kampionat prestigjioz si ai spanjoll, teksa firmosi për Austin.
Plot 12.3 milionë dollarë pagoi klubi që militon në MLS për kartonin e talentit beratas, duke e bërë Uzunin, pjesë të TOP 10 transferimet më të shtrenjta në MLS.
Për klubin e Austin kjo shifër ishte rekord. Në rang kampionati Uzuni ka lënë pas edhe emra të rëndësishëm të futbollit Europian si Lozano, por edhe Hugo Cuypers dhe Rodolfo Pizarro. Vendi i parë mbahet nga Kevin Denkey i cili në vitin 2024 u transfrua te FC Cincinnati per 16.2 milionë dollarë.
LISTA E 10 TRANSFERIMEVE MË TË SHTRENJTA NË MLS, KU DO TË FUTET EDHE EMRI I UZUNIT, I CILI KUSHTOI PLOT 12.3 MILIONË DOLLARË: