BallinaKryesore“Salianji mori më shumë vota se ty”/ Ja pse u revoltua Edmond...

“Salianji mori më shumë vota se ty”/ Ja pse u revoltua Edmond Spaho me Grida Dumën

spot_img

Edmond Spaho i ka kthyer një përgjigje të ashpër Grida Dumës, pasi kjo e fundit e përmendi në emisionin e saj. Por çfarë tha Duma, që shkaktoi reagimin e Spahos. Ajo vlerësoi Ervin Salianji, duke thënë se mori votat preferenciale në zgjedhjet e fundit, duke lënë pas pikërisht Edmond Spahon, edhe pse ishte drejtues i Qarkut.

Vota preferenciale e njerëzve ishte për Salianjin. Përveç tij, kanë qenë tre deputetë të tjerë që kanë marrë më shumë se drejtuesi politik.

Atëherë këtu ka një problem. Nuk e kam me Spahon, se ai është burrë i vjetër…”, tha Duma.

Kjo pastaj bëri që Spaho t’i kthente përgjigje Dumës.

“Pergjigje e detyruar Grida Dumes e cila me mori si shembull ne emisionin e te enjtes ne mbremje se perse nuk dola i pari ne vote personale ne zgjedhjet e vitit 2021:

Ne zgjedhjet e vitit 2021 une zhvillova fushate per PD pa kerkuar vote personale.

Rezultati ishte nje mandat me shume PD ne Korce se ne vitin 2017. Qarku i Korces ishte nje nga 3 qarqet qe realizoi objektivin.

Une isha i vetmi konkurrent ne Korce qe ne zonen qe me ishte caktuar kisha konkurrent nga forca ime politike, i cili mori 3000 vota. Te tjeret nuk i paten keto “favore”.

Une nuk hyra ne zonat e te tjereve per t’i kerkuar struktures se PD te votoje per mua sic beri ndonje.

Une kisha 18.500 votues ne zonen qe mbuloja. Te tjere kane pasur 28.000 votues.

Nuk po flas per marifete te tjera.

15.000 vota prapa si ti ne Durres ne 2015 apo votat qe more ne Kavaje ne 2021 nuk kane per te ndodhur me mua. Humbe ne Kavaje por u gradove nënryetare e PD.

A ke fituar ndonjehere Grida sa kohe ishe ne politike?

Une kam humbur vetem nje here ne 2017 nga 6 perballje elektorale qe kam pasur per deputet ne Kuvendin e Shqiperise.

Sa jam ne politike kam mbikqyr 5 pale zgjedhje vendore dhe 1 pale zgjedhje te pergjithshme dhe kam humbur 2 here, kur punova per ty ne 2015 dhe ne 2023 kur Rithemelimi hyri pa emer, pa vule, pa fonde dhe pa komisionere.

Dhe me e rendesishmja, Grida, une kurre nuk kam hyre ne fushata zgjedhore per te mbledhur leke per vehte. Besoj me kupton ku e kam llafin.

Tung edhe nje here”, shkruan Spaho në reagimin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular