BallinaKultureShteti europian merr vendimin e papritur, tërhiqet nga Eurovision-i i këtij viti

Shteti europian merr vendimin e papritur, tërhiqet nga Eurovision-i i këtij viti

spot_img

Moldavia ka marrë një vendim të papritur, për t’u tërhequr nga Eurovision-i i këtij viti që do të mbahet në Bazel.

Sipas mediave të huaja, lajmi vjen vetëm pak ditë pasi vendi zhvilloi audicionet për finalet kombëtare dhe duket se ato audicione luajtën një rol të madh në vendimin e tyre.
Përkatësisht, drejtori i rrjetit “Moldova 1”, Corneliu Durnescu, tha se mungesa e cilësisë “krijoi një perceptim negativ” për Eurovision-in.

“Vendimi nuk ishte i lehtë, por i nevojshëm në kontekstin aktual. Përzgjedhja kombëtare e këtij viti vuri në pah disa sfida, duke përfshirë rënien e interesit publik dhe cilësinë e përgjithshme të këngëve dhe performancave artistike. Kjo krijoi një perceptim negativ tek ekspertët dhe publiku, duke theksuar nevoja për një reformë të rëndësishme në procesin e përzgjedhjes”, u shpreh ai.

Gjithsesi, transmetuesi shtetëror do i transmetojë dy netët gjysmëfinale dhe finalen e madhe të Eurovision-it.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular