Pas pandemisë se Covid shtohen sëmundjet autoimune ku sistemi imunitar lufton indet dhe qelizat e organizmit të saj.
Dhe kjo sidomos tek moshat e reja. Artriti reumatid një prej tyre pothuajse është dyfishuar, ndonëse për Shqipërinë nuk ka statistika të sakta.
“Janë rritur në mënyrë të frikshme”, deklaroi Ervin Rrapushi-mjek reumatolog.
Sëmundjet autimune nuk kursejnë as fëmijët. Disa prej tyre quhen sëmundje të femrave.
“Ka sëmundje që fillojnë 8-14 vjeç por pikun e kanë në 35-40 vjeç”.
Ja si mund ti dalloje vete pacienti dhimbjen qe shkakton artriti reumatid me i shpeshti ne popullate
“Dhimbjet e artikulacioneve në mëngjes por që kur fillon lëvizja zbehen janë Artrid Reumatid, ndërsa kur dhimbja pushon kur nuk lëviz lidhen me osteoporozat”.
Sëmundjet autoimune prekin shume organe ndaj diagnostikimi në kohë e shpëton pacientin.
Sipas mjekut Rrapushi skemat e reja të mjekimit çojnë deri në shërim të sëmundjeve autoimune në botë.