Jorida Tabaku, për të cilën nuk mendohej se do të arrinte në këto nivele deklaratash, pasi hodhi vallen e Berishës, duket se po e çon edhe më tej servilosjen e saj për një vend në listën e deputetëve. Në një intervistë, ajo është shprehur se Berisha e ka bashkuar PD në 99% të saj.
“Zoti Berisha edhe në mes të kësaj vështirësie ka bashkuar 99% të Partisë Demokratike.” – u shpreh Tabaku.
Ndërkohë deputeti Kreshnik Çollaku shprehu pikërisht të kundërtën, kur mori shembull qarkun e Dibrës, ku prej katër degëve të PD vetëm një është e bashkuar, ndërsa tre të tjerat janë të ndara.
“Poshtë atje në bazë vijon të jetë ende e ndarë apo e demotivuae njëra pjesë. Në qarkun Dibër nga katër degë të PD, vetëm njëra është e bashkuar totalisht.” – u shpreh Çollaku.
Këto deklarata kontradiktore përveçse nxjerrin në pah kaosin në mesin e deputetëve të Berishës, por njëkohësisht ato tregojnë edhe nivelin e personalitetit ku i çoi Berisha, i cili pritet t’u fusë në garën e primareve, prej së cilës PD e tij pritet të dalë edhe më e bashkuar.