BallinaAktualitetZjarri te pallati tek Komuna e Parisit/ Mbrojtja Civile njofton: Vihen nën...

Zjarri te pallati tek Komuna e Parisit/ Mbrojtja Civile njofton: Vihen nën kontroll flakët, shkak dyshohet…

spot_img

Mbrojtja Civile njofton se zjarri i shpërthyer në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga dy mjete zjarrfikëse dhe një ekip prej 10 efektivësh zjarrfikës.

Ngjarja, e cila ndodhi më datë 25 janar 2025, përfshiu djegien e tre automjeteve të parkuara, ndërsa banorët e pallatit u evakuan për të garantuar sigurinë e tyre. Fatmirësisht, situata aktualisht nuk paraqet rrezik për jetën e njerëzve, megjithëse ka ende prezencë tymi në zonë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të incidentit vazhdojnë. Strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Policia e Shtetit janë angazhuar në vendngjarje për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të siguruar një hetim të plotë të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular