BallinaOP EDAnaliza/Shpresat për rigjallërim të sektorit minerar në Groenlandë, pas komenteve të Presidentit...

Analiza/Shpresat për rigjallërim të sektorit minerar në Groenlandë, pas komenteve të Presidentit Trump

spot_img

Pasuritë minerare të Groenlandës janë vendosur sërish në epiqendër të vëmendjes pasi Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron marrjen nën kontroll të ishullit të Groenlandës. Por deri më tani, industria minerare e Groenlandës ka hasur në vështirësi për të nxjerrë fitime.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga kryeqyteti i Groenlandës, Nuuk, se si mund të ndryshojë kjo situatë.

Mali i Bardhë e merr ngjyrën e tij të zymtë nga shkëmbi i pasur me depozita të kalciumit dhe minerale të tjera. Është miniera e vetme aktive e Groenlandës.

Ky material shkëmbor dërgohet në të gjithë botën për t’u përdorur për prodhimin e qelqit, bojërave, çimentos dhe plastikës.

Groenlanda është një vend plot me minerale. Kemi realisht minerale të pranishme kudo”, thotë Bent Olsvig Jensen, drejtues në kompaninë minerare “Lumina Sustainable Materials”.

Ato përfshijnë elemente të rralla të tokës, thelbësore për teknologjitë e gjelbra – zinxhirët e furnizimit të të cilave aktualisht dominohen nga Kina.

Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës nga Danimarka – një lëvizje e nevojshme, siç është shprehur ai, për “sigurinë ndërkombëtare”.

Groenlanda dhe Danimarka e kundërshtojnë idenë. Por kompanitë minerare shikojnë një mundësi.

Interesimi i tij për Groenlandën në fakt mund të ndihmojë sektorin të ketë qasje në investime të mëtejshme, të cilat nevojiten për zhvillimin e industrisë në Groenlandë. Pra, po, e mirëpres patjetër. Dhe mendoj se është e rëndësishme që si nga ana e industrisë, por edhe nga ana politike në Groenlandë, të orientohemi drejt Trump-it dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë zoti Jensen.

Ministrja e Burimeve Minerare të Groenlandës, Naaja Nathanielsen, thotë se Groenlanda është e hapur për biznes, por nuk ka dalë në shitje.

“Ne duam investime amerikane. Duam bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit dhe jemi përpjekur për këtë prej kohësh”, i tha ministrja Nathanielsen Zërit të Amerikës.

Groenlanda firmosi një marrëveshje me administratën e parë Trump, në vitin 2019, për të nxitur industrinë e minierave. Por investimet kanë munguar.

Prej shumë vitesh, ne kemi parë se ka patur njëfarë hezitimi në mjedisin e investitorëve për t’u përfshirë në projekte me risk të lartë dhe afatgjata“, thotë ministrja Nathanielsen.

Risku nuk rezulton gjithnjë me shpërblim. Rubinë dhe safirë rozë u nxorrën në minierën Aappaluttoq deri në vitin 2023 kur kompania operatore, “Greenland Ruby”, falimentoi.

Qeveria e Groenlandës shpreson se pasuria e saj minerale një ditë mund të sigurojë themelin ekonomik për pavarësinë e plotë nga Danimarka.

Nëse dëshironi që mineralet të nxirren nga nëntoka dhe që Groenlanda të ketë një ekonomi të mirë, atëherë duhet shtuar kërkesa nga tregu ndërkombëtar. Dhe ndoshta do t’ju duhet të mendoni shumë se si të siguroheni që nga këto projekte minerare të përfitojnë vërtet njerëzit që jetojnë pranë tyre, në vend që të jenë një version i ri përfitimi imperialist”, i tha Zërit të Amerikës Ulrik Pram Gad, nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare

Ekzistojnë sfida të dukshme logjistike. Groenlanda është e mbuluar nga akulli për pjesën më të madhe të vitit – megjithëse ndryshimet klimatike po i bëjnë dimrat më të shkurtër. Rrugët janë të pakta. Pjesa më e madhe e ishullit të gjerë është shkretëtirë arktike.

Duhet kohë për ta zhvilluar një projekt, nga eksplorimi në fazën e hershme, derisa të keni një minierë ku mund të nxirrni mineral dhe të filloni ta shisni atë“, thotë zoti Jensen.

Banorët e Groenlandës shpresojnë se ndërlikimet politike që ka sjellë vëmendja e rritur nga Presidenti Trump do të shpërblehen një ditë, duke i sjellë pasuri – madje edhe shtetësi – këtij ishulli të largët të Arktikut./Voa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular