Një 46-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi në makinën dhe banesën e tij u gjetën 863 mijë euro cash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike.
Mediat në Itali bëjnë me dije shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli në një rrugë midis Brindisit dhe Lecces.
Efektivët e policisë zbuluan në mjetin e tij 200 mijë euro të fshehura në pako me vakum me kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.
Më pas oficerët e Komandës Krahinore të Lecces vazhduan sekuestrimin e shumës dhe kontrolle të imtësishme në banesës e shqiptarit.
Në banesën e 46-vjeçarit u gjet një shumë parash të barabartë me 633.850 euro të fshehura në dollap dhe të ndara në “pako” kartëmonedhash të prerjeve të ndryshme.
Në total u sekuestruan mbi 863.000 euro. Autoritete në Itali po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
46-vjeçari me origjinë shqiptare u denoncua për pastrim parash dhe transferim mashtrues të sendeve me vlerë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar.