BallinaKryesoreHistoriani Hasani Bello: Dosja e vitit 1997 sapo ka filluar të hapet!

Historiani Hasani Bello: Dosja e vitit 1997 sapo ka filluar të hapet!

spot_img

nga Hasan Bello
Libri “Enigmat e 97-s” ka për autorë ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Sheme Kosovën. Ai analizon ngjarjet nga 25 janari – 2 mars 1997, kur autori pas përplasjeve të forta me ish-ministrin e Mbrojtjes dhe ish-Presidentin u detyrua të jepte dorëheqjen.
Në libër trajtohen me detaje dinamikat e atij viti të mbrapshtë dhe veprimet e papërgjegjshme të klasës politike për ta zgjidhur krizën që përfshiu vendin për shkak të falimentimit të firmave piramidale.
Autori është përqendruar kryesisht në raportet e tij me ish-ministrin dhe ish-Presidentin dhe përpjekjet e tyre për instrumentalizimin e ushtrisë. Ai ka qenë kundër përdorimit të saj, duke e justifikuar këtë me shkeljen e ligjeve dhe Kushtetutës.
Në libër ka mjaft fakte interesante që evidentojnë diletantizmin e klasës politike, që jo vetëm nuk e zgjidhën krizën, por e çuan vendin në katastrofë.
Sigurisht që autori, kam bindjen se ka rrëfyer vetëm 1/100 e asaj që ka parë e dëgjuar në ato ditë tepër të vështira për kombin shqiptar. Ai sqaron vetëm pozicionin e tij në raport me përgjegjësitë kushtetuese dhe kërkesat e funksionarëve politikë.
Por, ajo që më bën përshtypje është fakti se ai nuk flet aspak për krahun tjetër të politikës dhe rolin po aq destruktiv që opozita luajti për shkatërrimin e ushtrisë dhe institucioneve të shtetit shqiptar.
Kjo duke i hedhur benzin zjarrit dhe duke e çuar vendin drejt luftës civile.
Për mendimin tim, si pozita ashtu edhe opozita e atyre viteve nuk mund të shmangen nga përgjegjësia politike, morale, ligjore dhe historike. Lufta për pushtet ka predominuar nga të gjitha anët. Dashuria për Atdheun, nuk është marë aspak në konsideratë.
Një tjetër pikë që gjenerali duhet ta prekte, qoftë edhe përciptazi është fakti nëse ka pasur apo jo përpjekje për cënimin e rendit kushtetues dhe të integritetit territorial të shtetit shqiptar nga agjenturat e huaja. Pse turmat e protestuesve u drejtuan për shkatërrimin e objekteve dhe reparteve ushtarake? Kush i orientoi ato drejt bazave detare, depove të armatimit etj? Po me hipotekat, muzetë, objektet arkeologjike dhe institucione të kësaj natyre ç’patën që u sollën si barbarë?
Për këtë, ai vazhdon të heshtë dhe t’i përmbahet deklaratës së ish-ministrit se viti 97 është një “Dosje e zezë” që nuk ka për t’u hapur kurrë.
Gjithësesi, ajo ka filluar të hapet dhe tregues për këtë është edhe ky libër, që personalisht nga këndvështrimi i historianit dhe lexuesit të thjeshtë e vlerësoj shumë.
Në përfundim i sugjeroj të gjithë funksionarëve të 97 nga pozita dhe opozita që të shkruajnë kujtimet e tyre në mënyrë sa më objektive.

May be an image of 5 people and text
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular