Policia ka arrestuar një prej 5 djemve të shpallur në kërkim, pasi mbyllën një 21-vjeçare, në një apartament në Astir disa ditë më parë. Blutë e kryeqytetit vunë në pranga 36-vjeçarin Ermal Binjaku, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal.
Ai është një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së 9 janarit, ku Sajma Qordja nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkolike telefonoi në polici, rreth orës 14:00 se ishte dhunuar nga disa persona, telefonat që alarmoi policinë e cila blindoi për mbi 1 orë zonën e Astirit në Tiranë.
Policët e RENEA-s hynë me litar nga tarraca në dritaren e katit të 8-të dhe nxorën vajzën nga apartamenti i marrë me qira ditore nga Joni Sadikaj.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.
Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.