BallinaAktualitetFevziu me të rinjtë që ruajnë sigurinë në Damask: Pjesë e grupimit...

Fevziu me të rinjtë që ruajnë sigurinë në Damask: Pjesë e grupimit që çliroi kryeqytetin sirian

spot_img

Gazetari Blendi Fevziu ka përcjellë realitetin nga Siria që prej ditës së djeshme. Ndërkohë, sot Fevziu ka treguar si ka ndryshuar ruajtja e sigurisë në Damask për 1 muaj e gjysëm.

Përmes një videoje të postuar në “Instagram”, ku shihet krahas 2 të rinjve që mbajnë armë zjarri, Fevziu thotë se siguria në Damask nuk mbahet më nga Policia, por nga pjesët e milicisë që qarkullojnë nën flamurin e ri sirian.

“Siguria në Damask nuk mbahet më nga Policia, por nga pjesët e milicisë, të cilët janë të veshur që qarkullojnë të gjithë ditën nën flamurin e ri sirian për të garantuar sigurinë”, thotë Fevziu.

Teksa rrëfen se ndodhet në një nga pjesët më të vjetra të kryeqytetit sirian, Fevziu na prezanton me 2 të rinjtë, pjesë të grupit që administron dhe kontrollon Damaskun.

“Jemi në një nga pjesët e vjetra të Damaskut, ndoshta pjesa më interesante e qytetit, përballë një prej xhamive të famshme, sidomos pjesa e vjetër. Këta janë grupimi që tashmë administron dhe kontrollon Damaskun pas thuajse gjysëm shekulli të një sundimi diktatorial. Janë të 2 nga grupimi që ka çliruar Damaskun rreth 1 muaj e gjysmë më parë”, shprehet Fevziu karshi të rinjve që ruajnë sigurinë në Damask.

Që ditën e djeshme, kamera e TV Klan dhe emisionit “Opinion” hyri në Damask, duke u bërë kështu hera e parë që një televizion shqiptar tregon realitetin sirian përmes lidhjeve direkte./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular