BallinaSocialeTradhtia e babait në burg/ Vajza: Shkëmbente letra dashurie, donte të na...

Tradhtia e babait në burg/ Vajza: Shkëmbente letra dashurie, donte të na largonte nga shtëpia

spot_img

Ornela vjen në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të treguar historinë e nënës së saj, por që ndërthuret fort me jetën e vetë protagonistes. Ajo  nis të tregojë për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan sesi  nëna, një vajzë shumë e bukur me 4  vëllezër, e apasionuar pas muzikës dhe këngëtare, e bëri të atin e tri vajzave të dashurohej pas saj.

Çifti u njoh, u martua dhe u vendosën në Durrës ku erdhi në jetë Ornela në fillim. Me trishtim, Ornela tregon se babai nuk sillej mirë me nënën, ishte njeri konfliktual e madje edhe e dhunonte. Një ditë, për shkak të një sherri që ende sot Ornela s’di ta shpjegoë, i ati dërgohet në burgun e Spaçit.

Jeta nuk do të bëhej më e lehtë. Në burg, babai u dashurua me motrën e një të burgosuri dhe pasi doli, kërkoi divorcin. Fëmijët e Nuria shihnin letërkëmbimet e tyre dhe kërkesën e saj që nëse ata nuk largoheshin, ajo nuk do të vendosej në atë shtëpi. Në përpjekje për ta përshpejtuar këtë proces, i ati solli në shtëpi një grua tjetër e ndërkohë vazhdonte komunikimin me Zanën nga Korça.

Ornela: Mami u detyrua që edhe e vetme, edhe të na rriste neve, edhe çdo 15-ditësh shkonte dhe e takonte. Në qoftë se mami nuk shkonte çdo 15-ditësh…

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin mami?

Ornela: Nurie. Në qoftë se mami nuk shkonte dot, ai u dërgonte dajave një mesazh, telegram se atëherë ashtu ishte, “më thoni në çfarë date ka vdekur Nuria. Kur bëhet varrimi?”

Ardit Gjebrea: Ironike e gjitha.

Ornela: Ironike, po patjetër. “Pse s’ka ardhur?” Për 3 vjet, mami u mundua edhe të shkonte te ai në burg, edhe neve të na rriste me shumë mundim dhe me shumë sakrifica. Kur ishte në burg, të burgosurit punonin, e kishin caktuar aty te dera e burgut dhe lajmëronte njerëzit “të ka ardhur vëllai, të ka ardhur motra”. Aty ishte edhe një i burgosur të cilin e vizitonte motra e tij, Zana nga Korça, shkonte takonte vëllain dhe ra në dashuri me babain tim.

Ardit Gjebrea: Po Zana e dinte që babi ishte babi, pra ishte i martuar e me tre fëmijë?

Ornela: Ppo, patjetër. Kur erdhi, babi i kërkoi mamit divorcin. Mami nuk donte.

Ardit Gjebrea: Pse?

Ornela: Sepse nuk donte që ne të ndaheshim, donte që ne të rrinim bashkë.

Ardit Gjebrea: Po mami e mori vesh historinë me Zanën?

Ornela: E morëm vesh historinë me Zanën sepse filluan letërkëmbimet.

Ardit Gjebrea: E the në numrin shumës, pra e morët vesh edhe ju fëmijët?

Ornela: Postieri atëherë i fuste letrat poshtë derës. Ne i merrnim, i lexonim dhe i mbyllnim prapë. Znj. Zana nuk pranonte që të vinte në Durrës pa ikur Nuria me tre vajzat.

Ardit Gjebrea: Ah, babi i  thoshte asaj që hajde e jeto me mua?

Ornela: Po, hajde dhe ajo i thoshte, në letër i shkruante, “nëse nuk ikën Nuria me vajzat, unë nuk vij”.

Ardit Gjebrea: Dhe Nuria me vajzat i lexonte letrat e saj.

Ornela: Të gjitha. Poezitë e dashurisë që i dërgonin njëri-tjetrit, ai për të bërë të mundur që ne të largoheshim mori një grua tjetër, nga Kavaja.

Ardit Gjebrea: Jo Zanën?

Ornela: Jo Zanën, dhe e solli në shtëpi. Ajo kishte edhe një fëmijë nga martesa e saj e parë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë kishte edhe Zanën?

Ornela: Po./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular