– Të njihen dokumentet biometrikë të shteteve ku ku jetojnë emigrantët!
Deklaratë e PAA
Tiranë, 27 Janar 2025
– Të shtyhet afati i përdorimit të dokumenteve shqiptare!
– Të njihen dokumentet biometrikë të shteteve ku jetojnë emigrantët!
– Palët politike të ngrihen mbi interesat partiake e të mundësojnë votën për çdo shqiptar, pavarësisht ku jeton!
Partia Agrare Ambientaliste po ndjek me vëmendje të madhe procesin për të realizuar votimin në distancë të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ky është një proces historik për demokracinë tonë, ndaj dhe ne kembëngulim që, pavarësisht se për këtë votojnë ata, standardet e këtij procesi të realizohen në mënyrë maksimale.
Por ne vërejmë se “loja politike” me vlefshmërinë e dokumentave biometrike të lëshuara nga shteti shqiptar dhe mosnjohja e dokumentave biomteritke të lëshuara nga shtetet ku shqiptarët jetojnë tashmë, po kthehet në një instrument për të diferencuar votuesit.
Qeveria ka premtuar të ofrojë “kompani moblile” të paisjes me dokumentave të shqiptarëve në vendet ku ata jetojnë.
Por, kush do të verifikojë këtë dokument të ri?
Ata nuk do të votojnë në një qendër votimi!
Ata nuk kanë një paisje për identifikimin elektronik, që do të check-ojë dokumentin!
Procesin e votimit të tyre nuk e monitorojnë as vëzhgues partiakë, as të pavarur.
Kështuqë, paisja me dokumenta te reja, mund të jetë një manovër në duart e shumicës për të lejuar e moslejuar të votojnë ata që ajo do apo nuk do.
Ndaj, PAA mbështet plotësisht PD-në në qëndrimin e saj për të kushtëzuar bashkëpunimin për ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor, nëse nuk realizohen, dy procese:
-Zgjata e vlefshmërisë së përdorimit të dokumenteve biometrike të lëshuara nga shteti shqiptar, deri në ditën e votimit.
-Njohja e dokumenteve biometrike të lëshuara nga shtetet ku ata jetojnë.
Derisa shteti shqiptar i lejon këta shtetas të futen në Shqipëri me pasaportë apo ID të shtetit gjerman, italian, grek, etj, përse nuk e lejon që ku dokument të shërbeje si mjet identifikimi vetëm për të votuar?
Përdorimi i këtyre dokumentave ka vetëm një qëllim: Identifikimin e individit fizikisht me atë që është në listën e hartuar nga KQZ.
PAA nxit palët në parlament, që të shfrytëzojnë çdo instrument politik që të arrijnë një marrëveshje që do tu mundësojë të gjithë shtetasve shqiptarë të drejtën kushtetuese për të votuar.
Ne i bëjmë thirrje ndërgjegjes së çdo politikani që, një herë të vetme të paktën, të lërë mënjanë interesat e partisë dhe të arsyetojë për interesat e vendit dhe qytetarëve të tij, pavarësisht ku jetojnë.
Ne shpresojmë që mazhoranca jonë qeverisë dhe partitë e tjera parlamentare do ta gjejnë mundësinë që të ngrihen mbi interesat e tyre dhe të mundësojnë një proces real, të drejtë, të barabratë dhe të lirë për votën e qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit.
PAA vazhdon të nxisë shtetasit shqiptarë jashtë vendit, që të regjistrohen për të votuar për parlamentin e ri.