Shkurti vjen me një energji që favorizon disa shenja të horoskopit, që do u mundësojë atyre të përjetojnë fat dhe sukses.
Sipas parashikimeve astrologjike të Your Tango, shenjat që do të favorizohen veçanërisht nga ndikimet astrologjike janë Bricjapi, Demi dhe Ujori.
Bricjapi, edhe pse ka lënë pas epokën e tij, vazhdon të marrë energji pozitive që do ta çojnë drejt mundësive të reja për dashuri dhe sukses.
Sidomos Bricjapët me elementë specifikë si Dielli apo Hëna në Bricjap, janë gati për zhvillime të rëndësishme.
Demi do të gjejë mundësi që i humbi në të kaluarën, ndërsa
Ujorët, duke festuar sezonin e tyre, do ta shohin jetën e tyre të transformuar me ide të reja dhe mundësi rritjeje në nivel personal dhe profesional.
Ky muaj sjell fillime të reja, shanse të dyta dhe përparime intensive emocionale, duke e bërë atë ideal për të gjithë ata që kërkojnë ndryshim dhe përparim.
Bricjapi
Edhe pse sezoni i tyre zodiak përfundoi më 19 janar, Bricjapët mund të presin bekime dhe fat të vazhdueshëm. Është koha për të dalë nga zona e rehatisë, për t’u fokusuar në mundësitë që hapen para tyre. Është e rëndësishme që ata të jenë të sinqertë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët në marrëdhëniet e tyre.
Demi
Demi ka mundësi të rikuperojë mundësitë e humbura gjatë periudhës së Ujorit. Fati do të vijë, përderisa ata janë të kujdesshëm me fjalët dhe veprimet e tyre. Ky sezon ka të bëjë me shanset e dyta dhe blerjet e mëdha.
Ujori
Ky muaj është plot fat për ju, veçanërisht në çështjet e marrëdhënieve ndërpersonale. Është koha perfektë për të zgjeruar horizontet tuaja dhe për të filluar hobi të reja, të cilat mund të kthehen në aktivitete fitimprurëse. Çelësi është të zbatoni idetë për të cilat keni menduar për një kohë të gjatë.