Anëtarët e Asamblesë së Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimeve zhvilluan këtë të premte një konferencë për mediat ku u fol mbi pritshmëritë dhe risitë e tregut për vitin 2025.
Kryetari i Shoqatës së Siguruesve dhe njëherazi Presidenti i @eurosig.al @insig_sh.a z. Kadri Morina u shpreh ndër të tjera se, diferencimi i primeve për sigurimin e mjeteve në bazë të riskut ka në themel kujdesin ndaj klientit dhe qëndrueshmërinë e tregut.
“Ky vit filloi me një zhvillim te rëndësishëm, që është diferencimi i primeve për kategorinë e autoveturave bazuar në faktorët e riskut, i cili në themel ka kujdesin ndaj klientit, por dhe qëndrueshmërinë e tregut.
Shoqëritë e Sigurimit e kanë mirëpritur këtë skemë të re tëcllogaritjes së primit mbi bazën e faktorëve të riskut. Shoqëritë e sigurimit në Europë kanë vite që e aplikojnë”, u shpreh ndër të tjera ai.
FJALA E PLOTË E Z. KADRI MORINAJ
“Çdo fillim viti kemi obligim te informojme Mediat dhe publikun lidhur me arritjet e vitit 2024 ne industrine e sigurimit dhe sfidat qe na presin.
Tregu i sigurimeve eshte karakterizuar nga zhvillime të qëndrueshme dhe me një rritje të moderuar krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo rritje ka qenë më e madhe se rritja ekonomike e vendit, duke treguar se tregu financiar i sigurimeve vazhdon të përformojë mirë dhe qëndrueshëm dhe të tregoj jo vetem stabilitet, por edhe rritje.
Tregu u rrit me rreth 8%, ç’ka përbën një rritje të pranueshme dhe solide edhe për të ardhmen.
Rreth 8,5% më shumë klient i besuan në vitin 2024 shoqërive të sigurimit, ose mbi 1 500 000 klientë kanë nënshkruar kontratat e sigurimit me shoqëritë siguruese.
Tregu vazhdon të jetë i orientuar në sigurimet motorike të detyrueshme, të cilat zënë rreth 65% kundrejt 35% që zenë sigurimet vullnetare.
Një drejtim i rëndësishëm që ka patur vëmendjen e shoqërive të sigurimit është pagesa e dëmeve. Vlerësimi i klientëve është qellimi kryesor ku fokusohen shoqërite e sigurimit. Kjo dëshmohet me vlerësimin e drejtë dhe pagesën në kohë të dëmeve.
Rreth 20 % me shumë klientë janë dëmshpërblyer në vitin 2024, ose mbi 70 mije kliente.
Pagesa e demeve ne vlere eshte rritur rreth 25% me shume se ne vitin 2023.
Pagesa e demeve motorike eshte rritur me rreth 35%.
Shoqëritë e sigurimit, megjithëse fokusin kryesor kanë pagesën e dëmeve të të siguruarve, një vlerësim po kaq të madh kanë patur dhe ndaj pageses se dëmeve të Fondit të Kompensimit për kategoritë e të pasiguruarve, apo atyre qe shkaktojne dem dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Keto pagesa janë rritur me rreth 40%, duke ulur kështu volumin e dëmeve pezull me rreth 17% dhe duke realizuar te gjithe fondin e planifikuar per vitin 2024.
Zhvillimet në fushën digjitale, përafrimi i standardeve të tregut të sigurimeve në Shqipëri me parimet dhe standardet e Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) kanë qenë në fokus të punës së shoqërive të sigurimit, të koordinuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Shoqëritë e sigurimit në Shqipëri, falë menaxhimit të mirë të tyre, mbikëqyrjes me fokus riskun nga AMF dhe bashkëpunimit me partnere sigurues dhe risigurues të klasifikuara në nivelet më të larta, janë të mirëkapitalizuara dhe konkurruese në treg.
Shoqëritë e sigurimit në Shqipëri, ndonese kaluan nje periudhe 5-vjeçare te vështirë që filloi me tërmetin e vitit 2019, kulmoi me pandeminë Covid 19, dhe kriza globale, ku të gjithë elementët e kostos janë rritur, treguan se i pari për ta është klienti, duke e vlerësuar maksimalisht ate dhe duke mos rritur primet, siç ndodhi rëndomtë në të gjitha aspektet e tjera te jetës ekonomike.
Ky vit filloi me nje zhvillim te rëndësishëm, qe eshte diferencimi i primeve per kategorine e autoveturave bazuar ne faktoret e riskut, i cili në themel ka kujdesin ndaj klientit, por dhe qëndrueshmërinë e tregut.
Shoqerite e Sigurimit e kane mirepritur kete skeme te re te llogaritjes se primit mbi bazen e faktoreve te riskut. Shoqerite e sigurimit ne Europe kane vite qe e aplikojne.
Ky model parashikon perfshirjen e faktoreve te riskut mbi primin e sigurimit per kategorine autovetura. Jane edhe rreth 7-8 kategori te tjera sigurimi te pergjegjesive ndaj paleve te treta (TPL) per te cilat nuk jane konsideruar faktoret e riskut.
Eshte krijuar nje ide qe faktori i riskut eshte vetem bonus malusi. Gje qe nuk eshte e vertete. Kjo eshte e percaktuar ne Ligjin nr. 32/2021 “Per sigurimin e detyrueshem ne sektorin e transportit” neni 8, ku shkruhet qe bonus malus bazohet ne historikun e demeve dhe eshte nje nder faktoret e riskut.
Gjithashtu ne zbatim te parimeve juridike, por dhe per ti ardhur ne ndihme konsumatoreve, per vitin 2025 ky faktor eshte konsideruar 1. Që do të thote nuk ka ndikim dhe jane te lutur te gjithe perdoruesit e rruges te rrisin kujdesin ne menyre qe te bejne sa me pak deme dhe te perfitojne bonusin ne vitin 2026. Si qellim kryesor ka ndergjegjesimin e klienteve te jene te pergjegjshem ne perdoirimin e rruges. Klientet qe sigurohen per here te pare perseri kete koeficent e kane 1. Klientet qe nuk kane deme perfitojne bonus 2%-5%, ne vitin 2026.
Transparenca dhe komunikimi me klientet ka qene fokusi kryesor i shoqerive te sigurimit.
Mosha e perdoruesve te mjeteve ka ndikim, kjo per te shikohet dhe historiku i demeve duke evidentuar perdoruesit ne moshe te re dhe pa pervoje te mjetit. Edhe ketu eshte bere kujdes qe te mos penalizohen dy here drejtuesit e rinje pasi faktori i moshes te te siguruarit dhe experiences ne drejtim e mjetit nuk kane mbivendosje.
Mosha e makines ka ndikim pasi eshte synuar mbeshtetja per makinat e reja, perfshire edhe ato elektrike, apo hibride.
Makinat me kubikazh te ulet deri ne 1800 CC perfitojne ulje te primit nga 3-10%.
Ligji nr.32/2021 “Per sigurimin e detyruar ne sektorin e transportit” ne nenin 7 per tarifat e primit te sigurimit percakton qe shoqerite e sigurimit percakton vete tarifat e sigurimit.
AMF me akte rregullatore ka percaktuar metodologjine e hartimit te primit.
AMF dhe shoqerite e sigurimit kane marre te gjitha masat per zhvillimin e sistemeve, sigurine e databezeve dhe informacionit, kontraktimin me aktoret e tjere ne Shqiperi per te marre te gjitha te dhenat e duhura per nje perllogaritje te koeficenteve te rrezigut ne menyre te sakte, te shpejte dhe realiste.
Nisur nga ecuria e këtyre viteve, por dhe parashikimet optimiste të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare për zhvillimin e Shqipërisë, mendojmë që viti 2025 do të shënojë një rritje dhe konsolidim të tregut të sigurimeve në tërësi”.
Nga ana tjetër, CEO i SIGMA, Z. Klaidi Çitozi, u shpreh se ligji i vitit 2021, kishte në thelb të tij mbrojtjen e konsumatorit dhe tarifimin sa më të drejtë të individit.
Sipas tij, u rrit limiti maksimal i dëmshpërblimit për të dëmtuarit nga aksidentet rrugore çdo vit.
“Në vitin 2025 ky nivel ka shkuar në 28 milionë nga 20 milionë që ka qenë para katër vitesh. Është rritur transparenca ndaj publikut dhe shpejtësia e pagesës së dëmeve.
Sipas këtij ligji, ndryshoi rregullorja e përllogaritjes së dëmeve, duke ndryshuar koeficientët dhe duke bërë që dëmet e paguara të rriten. Me ligjin e ri, edhe të dëmtuarit nga mjetet e pasiguruara, tashmë mund të aplikojnë për dëmshpërblim tek kompania e tyre e sigurimit.
Ndryshimi kryesor në rregullore ishte tarifimi sa më i drejtë i klientëve, bazuar në disa faktorë risku, siç janë kubikazhi, mosha e automjetit dhe drejtuesit, historiku i dëmeve (i cili do aplikojë jo vetëm penalitete, por dhe bonuse, një ulje të primit me 5% vitin që vjen), duke sjellë kështu një drejtësi të munguar për klientët.
Rritja e transparencës në këto vite, ka bërë që dëmet të paguhen. Lidhja e sistemit të dëmeve me AMF, bën që ne të jemi në kontroll të vazhdueshëm nga AMF, duke krijuar kështu edhe një databazë qendrore të dëmeve. Kjo është edhe në vazhdën e digjitalizimit që po aplikohet në këto vite.
Para disa vitesh, kompanitë e sigurimit ndryshuan tarifat për Kartonin Jeshil në Malin e Zi dhe më pas në Maqedoni, duke e ulur atë nga 40 Euro në 15 Euro. Duke pasur një databazë të saktë dhe të mjaftueshme, do të bëhet edhe tarifimi sipas riskut që ato prodhojnë.
Kështu, digjitalizimi shumë i mirë dhe databaza e saktë, lidhja me AMF dhe DPSHTRR në kohë reale, do të kemi mundësi që të tarifojmë klientët në mënyrë më të drejtë, në bazë të riskut që paraqesin”.