Në intervistën e tij të tretë nga arratia në Zvicër me Çim Pekën, pas akuzave të shumta për kryeministrin Rama, të cilin e cilëson kreun e një organizate, Arben Ahmetaj ka bërë një denoncim të fortë. Ahmetaj ka deklaruar se, Belinda Balluku ka paguar për protestat kundër Erion Veliajt, të prej kohësh PD e Berishës po organizon sistematikisht, përpara bashkisë Tiranë.
Peka: Balluku ka paguar njerëz për të protestuar kundër Veliajt?
Ahmetaj: Po, pooo. Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh këtë intervistën do ulesh me njerëz, kolegë të tu gazetar dhe do thonë, po ne i dimë këto o burrë, ca tha… thojini pra.
Ndiqeni në videon më poshtë denoncimin e rëndë.