ozana dhe Gjesti kanë patur një bisedë ditën e sotme, ku kanë folur për lojën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. Teksa Gjesti u shpreh se “një javë nuk ka qenë fare në lojë se ka qenë keq emocionalisht”, Rozana i tha ‘hajde pra në lojë’. Gjithashtu Rozana i tha se po rri shumë kohë me Eglin, e cila është shumë protektive ndaj tij.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Ku rri ti, ti je motor, ti je gjenerator, a je në terezi ti. Ti më tregon mua ça ke mundësi ti, ti me dashur na mban në ajër ne këtu. E di ti kapacitetin tënd apo jo? Ti mendon se unë po mos t’a dija kapacitetin tënd kisha qëndruar me ty. Kisha luajtur me këta. Ti erdhe këtu, ti më gjete mua këtu, unë zgjodha vetë të qëndroj me ty, me dëshirën më të madhe
Gjesti: Po e di moj shpirt, edhe unë të zgjodha, me dëshirën më të madhe
Rozana: Hajde bëjmë lojë, të kënaqemi, hajde t’i luajmë mendsh. Se ti nuk ofendon, as unë jo. Ti qesh. Tani janë ca gjëra që dua ti kuptoj, nuk dua të lëndoj. Nëse unë në këtë mes prish punë, Rozi ti prish punë në këtë mes, unë kam ardhur të ndërtoj marrëdhënien me Eglin, ndërtoje dhe mua më bëhet qejfi, hajde t’a shijojmë.
Gjesti: Jo nuk është kështu, duhet të flas me të. Se nuk duhet me pas kështu xhelozi
Rozana: Jo xhelozi, se unë kam ardhur për të luajtur. Mos të çohem unë përpjetë tani. Se unë kam respekt për ty dhe Eglin, se atë e njoh para teje. Unë i them e di si është puna, unë dua të rri me Gjestin, nëse ai s’do me nejt me mua, ok mos të rri
Gjesti: Nuk besoj se ka xhelozi
Rozana: Jo xhelozi për mua si Rozanë, Egli është protektive, do me nejt gjithë kohën këtu, po këtu jemi në Big Brother, jo jashtë. E zgjoj unë, e bëj unë, e marr unë. Ti e pe, bëre një gjë një ditë dhe të mbajta qëndrim. Nuk të shava, as nuk u zumë. Folëm të nesërmen. Ne kemi një aleancë për lojë, nuk të kam kërkuar për të nominuar dikë
Gjesti: Interes i përbashkët