Shkruan: Merxhan Jakupi
Pas shpërbërjes së federatës ish jugosllave, luftërave të përgjakshme dhe pavarësisë të ish republikave jugosllave, presidenti i porsazgjedhur i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në një gazetë perëndimore, kishte theksuar se, Maqedonia do ta ketë të vështirë për të ekzistuar si shtet sovran i pavarur. Shkaku është, kishte thënë Gligorovi, se ne si popull, kemi krizë të identiteti kombëtar.
Pas shbërbëjes së Perandorisë Osmane, shumë popuj të Ballkanit fituan pavarësinë dhe identitetin e tyre kombëtar, siç ishin: bullgarët, serbët, grekët dhe në fund shqiptarët.
“Për etnitetet dhe popujt sllav, siç ishim ne dhe boshnjakët muslimanë, shumë më mirë të ishim në federatën ish jugosllave. Të gjithë popujt sllav, duke përjashtuar shqiptarët, që ishin etnogjen jo sllav, kishim republikat dhe ishim element konstuitiv të federatës jugosllave. Në fund dhe ne, për fat të madh, pa luftë ,u detyruam të shkëputemi dhe të shpallin pavarësinë, si popujt sllav, sllovenët, kroatët dhe boshnjakët. Të mos jemi pjesë e Jugosllavis së tretë, një shtet homogjen, unitarist serbomadh. Për popujt e vegjël që s’kanë identitet kombëtar, siç jemi ne dhe boshnjakët, është shumë më mirë të jemi pjesë e ndonjë federate, ose konfederate”, kishte theksuar Kiro Gligorov.
“Zotri president, pasi thoni se Maqedonia do ta ketë të vështirë të mbijetojë, si shtet i pavarur dhe sovran, ekzistojnë narrativa dhe paradigma, që Maqedonia të bashkëngjitet në një federatë,ose konfederatë me Bullgarinë ose Shqiprinë?”. E kishte pyetur gazetari. Ndërkohë presidenti Gligortov ishte përgjigjur: “Është e pamundur, por si opsion, është që Maqedonia të futet në një federatë ,ose konfederatë me Bullgarinë, pasi ne si dy popuj, kemi të përbashkët ģjuhën, fenë, kulturën dhe historinë. Por,në kontekst është e pa mundur. Shqiptarët si komunitet i dytë pas nesh, ata do të kërkonin që të bashkangjiten me Shqipërinë, ose Kosovën. Pasi sipas disa agjendave politike, edhe shqiptarët e Kosovës,do të kërkojnë të mos rrinë nën Jugosllavinë e Millosheviqit, dhe në fund të shpallin pavarësinë si gjithë ish republikat tjera.
Një deputet maqedonas, në vitet e 90-ta duke pirë kafe në zyrën e firmës të vllait tim, kishte theksuar se partia e VMRO, disa oponentë politokë, kishin parashtruar skenar dhe versione që Maqedonia të bashkangjitet me Bullgarinë. Sipas tij, si dhuratë Shqipërisë do t’i jepnin Dibrën dhe duke përfshirë pjesët rurale të komunave etnikisht të pastra me shqiptarë, fshatrat e komunës së Strugës, Gostivarit dhe fshatrat e zonës së trekëndëshit kufitar të komunës së Tetovës.
Deputeti maqedonas me një buzëqeshje kishte rrëfyer se si një ministër i partisë social-demokrate, kishte përdorur një gafë vullgare, duke e sharë shtetin e Maqedonisë: “Në djallë le të shkojë shteti, i cili kufizohet me Bullgarinë, Serbinë dhe Shqipërinë”. Një sharje që më tepër reflektonte idenë se në çfarë pozicioni ndodhet Maqedonia.
Kriza e identiteti të maqedonasve edhe pas tre dekadava duket se është duke vazhduar. Gjatë periudhës osmane dhe të monarkisë jugosllave, maqedonasit e sotëm konsideroheshin si bullgar. Në periudhën e federatës jugosllave, identiteti i tyre ishte sllav, dhe të gjithë ish republikat konsideroheshin si republika sllave të jugut.
Pas pavarësisë, liderët maqedonas, sidomos të VMRO-së, ndryshuan identitetin, duke e konsideruar origjinën si pasardhës të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë së lashtë.
Ndërkohë, lideri i partisë politike të ekstremit të djathtë në Bullgari, Rilindja (Prerodbas), Kostadin Kostadinov, para gati një muaj kishte deklaruar se “nuk ka asgjë më logjike se dy shtete me histori të përbashkët, origjinë të përbashkët, gjuhë të përbashkët dhe popull të përbashkët, si Bullgaria dhe Maqedonia, që të bëhen një shtet i vetëm”.
Dekleratat e liderit bullgar tingllonin një çikë utopike, sepse nëse do ndodhte ky skenar, Maqedonia mendohet se do të ndahej, kurse shqiptarët e Maqedonisë do të bashkoheshin me Shqiprinë, ose me Kosovën. Një ndarje, sigurisht se do të çonte në luftë, por edhe sikur të pajtoheshin shqiptarët e Maqedonisë në një federatë, ose konfederatë me Bugarinë. Në kontekst shoqëria e Maqedonisë është e ndarë në pro bullgar dhe pro serb. Pjesa e Maqedonisë Veri-Lindore, me shumë dëshirë dhe vullnet do të shkonin dhe bashlangjiteshin Bullgarisë, kurse pjesa perëndimore do të shkonin me Serbinë.
Nuk është për t’u habitur se shumica e qytetarëve maqedonas, duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova e deri në Dibër, kanë qenë më ultranacionalistë dhe kanë patur konflikte etnike me shqiptarët .
Arsyja është se, në periudhën e reformave agrare të Mbretërisë Jugosllave kanë sjellë kolonë nga Bosnja dhe Serbia.
Po të supozojmë si një opsion dhe hipotezë, që Maqedonia të hyjë në nje federatë ose konfederatë me Shqipërinë, që tingllon si frytë i iluzionit, maqedonasit nuk do të shkonin në asnjë mënyrë me shqiptarët edhe sikur të ishte Shqipëria një shtet si Dubai, ose Zvicra.