BallinaAktualitetMbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas, qindra besimtarë homazhe...

Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas, qindra besimtarë homazhe te Katedralja “Ngjallja e Krishtit”

spot_img

Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastasi ka mbërritur në Tiranë. Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe në nderim të kreut të Kishës Ortodokse, i ndarë nga jeta në një spital në Athinë disa ditë më parë.

FOTO-LAJM/ Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit

Ceremonia mortore për Kryepeshkopin e ndjerë do të mbahet ditën e enjte në Tiranë. Në ceremoninë mortore priten në kryeqytetin shqiptar të vijnë figurat më të larta të klerit në botë, dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse. Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Konfirmohet pjesëmarrja e Kryeministrit grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar.

FOTO-LAJM/ Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit

Kisha ortodokse është sot në ditën e katërt të zisë kishtare nga 5 të tilla që vendosi Sinodi i Shenjtë në mbledhjen e jashtëzakonshme të shtunën. 

FOTO-LAJM/ Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular