BallinaPolitike“Nëse kryen 2/3 e dënimit kalon në “burg të hapur”, debatet PD-PS...

“Nëse kryen 2/3 e dënimit kalon në “burg të hapur”, debatet PD-PS në komision! Naço: Na kushtojnë 100 mln euro, ulim kostot

spot_img

Komisioni Parlamentar i Ligjeve diskutoi dje projektligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve”, një propozim i deputetit socialist, Nasip Naço, që lehtëson kushtet e izolimit të të dënuarve.

Propozimi kryesor konsiston në kalimin e të burgosurve që kanë kryer 2/3 e dënimit nga burgu i sigurisë së lartë, në atë të sigurisë së ulët dhe më pas në “burgun e hapur”.

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi theksoi se ky pr/ligj është dërguar në Kuvend për efekte elektorale, por shtoi se ajo që është më e rënda ka të bëjë me rrezikshmërinë shoqërore që sjell.

Ndërsa Naço u shpreh se propozimi i tij ka të bëjë me uljen e kostos financiare për trajtimin e të burgosurve. Sipas tij, aktualisht kostot e burgjeve llogariten në 100 mln euro. Për periudhën 2012-2024, tha ai, kostoja është rritur me 40 mln euro.

“Ky është një nga ligjet më të rrezikshme të depozituara në Komisionin e Ligjeve dhe padyshim në vazhdën e pr/ligjeve me efekte elektorale që është efekti më i vogël krahasuar me por më e rënda, rrezikshmëria shoqërore që sjell. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, pra është një ligj qartazi me efekt elektoral. Kodi Zgjedhor e ndalon miratimin para zgjedhjeve të 11 majit. Kjo do të thotë që në mars burgjet do hedhin valle si të duan, pushteti me të burgosurit për votën në 11 maj.

Pyetja e parë është për deputetin që e propozon, zoti Naço jeni intimiduar kur e keni iniciuar këtë ligj, ua ka kërkuar dikush? Qeveria? Individë të veçantë? Ministria e Drejtësisë? Dhe duke qenë se është një ligj i rrezikshëm për shoqërinë, Ministria e Drejtësisë e ka pasur në programin dhe strategjinë e vet inicimin e këtij projektligji? Çfarë implikimi ka në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale ky projektligj? Tjetra, është padrejtësi për viktimat. Për ato nëna që dëgjojnë nga Tv se djalin apo të afërmin e ka në varr dhe të dënuarit apo kriminelët e rrezikshmërisë së lartë do ju zbutet vuajtja. Ka një përgjigje për këta? Manipulimin e sigurisë në burgje. Askush nuk jep një garanci si do jenë këto burgje? A do manipulohen drejtuesit e burgjeve për t’i kaluar të dënuarit nga një vend me siguri të lartë tek një burg me siguri të zakonshme. Në 2023 votat e burgjeve ndikuan në fitoret e bashkive të Kavajës dhe Rrogozhinës nga e majta.

Ndikim jashtëzakonisht negativ sa i takon parandalimit të krimeve sepse ti nuk motivon dënimin e krimeve, por e demotivon. Zoti Salianji vuan një dënim politik. Nga muaji mars, kolegu i imi dhe i juaji, deputeti më i votuar në Qarkun e Korçës, nga muaji mars do vuajë dënimin në të njëjtën qeli me të dënuarit e rrezikshmërisë së lartë”, – deklaroi deputetja e PD-së Dhurata Çupi. Por socialisti Nasip Naço u shpreh: “Duke iu referuar edhe statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i të dënuarve dhe paraburgosurve është rreth 5000 dhe numri i punonjësve të policisë dhe administratës është gati 5000. Raporti është 1 polic për 1 të dënuar. Propozoj që nëse janë te burgu i sigurisë së zakonshme dhe nëse kanë bërë 2/3 e dënimit, Komisioni i Vlerësimit të të Dënuarve i kalon në një shkallë më poshtë te burgu i Sigurisë së Ulët dhe që këtu kalojnë te burgu i hapur. Qëllimi im është burgu i hapur dhe kur të punësohen do të marrin 40% të pagës dhe 60% të pagës do ta marrë shteti”. Por Dhurata Çupi ndërhyri duke thënë: “Jeni telefonuar për ta bërë këtë propozim?”. “Më kanë dërguar telegram… Janë 100 mln euro që përdoren vetëm për të dënuarit. Çdo i dënuar ka kosto. Janë shtuar 40 mln euro për 2012-2024, për të njëjtin numër të dënuarish dhe policësh”, – deklaroi Nasip Naço./Gazeta Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular