Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme mes Livias, Jozit dhe Loredanës. Në një moment teksa kjo e fundit po bënte sherr me Eglin për përmendjen e babait të saj, ndërhyn edhe Livia. Banorja i drejtohet duke thënë që të shkojnë në ndonjë emision së bashku me familjarët dhe t’i sqarojnë gjërat e tyre. E këtu flet Jozi i cili i kundërpërgjigjet duke i thënë “shiko çfarë ke lënë jashtë”. Më pas Loredana i thotë Livias që është ‘patericë e Rozanës’ dhe ajo i kundërpërgjigjet: “Fanse numër një e atij djalit që çfarë nuk nxjerr nga goja”.
Pjesë nga debati:
Livia: Nuk kemi çfarë t’iu shohim më. Shkoni nëpër emisione, shkoni me prindër me kë të doni dhe shohim a u konsolidua si marrëdhënie, këtu nuk keni ça të jepni me
Jozi: Aaa po na jep mend ti. Shiko çfarë ke lënë jashtë, shko rregulloj, ne i rregullojmë vetë
Loredana: Ti nuk ke lidhje në këtë muhabet, të lutem
Livia: Ça kam lënë unë jashtë?
Jozi: Atë që e di ti, atë që po na thua neve, shko gjej jashtë, bëj jashtë
Livia: Po them këtë çështje shko e zgjidhe jashtë
Loredana: Të intereson kaq shumë, aty e ke hallin ti
Livia: Po më intereson se na keni mërzitur, nuk keni ça me dhënë
Loredana: Ti ça po bën? Përveçse pastruesen e Rozanës
Livia: Papagall, ku e kam Rozanën, nuk po e shoh
Loredana: Në krevat
Livia: Të thotë patericë, fanse numër një e këtij djali që çfarë nuk nxjerr nga goja
Jozi: Nuk është fanse, nuk ka lidhje