Marrëdhënia e Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” është me shumë ulje dhe ngritje. Ditën e sotme ata të dy kanë patur një debat me njëri-tjetrin.
E gjitha nisi pasi Gjesti e largoi Eglin kur iu afrua atij dhe Rozanës që po bisedonin së bashku.
Ndërkohë teksa po bisedonin te dhoma e gjumit në lidhje me këtë, u duk se Gjesti ishte me nerva pasi iu drejtua Egli duke i thënë se ‘po e nxjerr prej kontrolli’ dhe ‘po thyen ndonjë gjë’.
Pjesë nga debati:
Egli: A më pyete o zotëri
Gjesti: Pse kështu gjestesh?
Egli: Pse kaq kontradiktor? Më ke thënë kur të pyes do vish e të më thuash atë që ke. Unë vij e bëj e më thua pse e bën
Gjesti: Po je keq
Egli: Më lër të jem keq, më lër të gaboj
Gjesti: Po bëhen shumë gabime
Egli: S’ka problem, punë e madhe, dal
Gjesti: Mund të jetë gabim tek unë. Po më çudit me këtë sjellje
Egli: O Besi edhe ti mua më çudite shumë me atë sjellje, erdhe më pyete
Gjesti: Po bën një gabim pa lidhje
Egli: Për mua po bën një gabim krejt pa lidhje
Gjesti: Unë kur kam nevojë të flas me dikë, natën e mirë
Egli: Mos më hajde më me më pyetur
Gjesti: Po më nxjerr prej kontrolli, ndalu se po flet pa lidhje, qetësohu, se po kapi të thyej ndonjë gjë
Egli: Pse?
Gjesti: Çfarë po krijon në mendjen tënde? Po shikon halucinacione