Sipas një studimi britanik të botuar në Nature Medicine, 70% e vdekjeve mund të shmangen nëse do të ndërmerren veprime urgjente për të reduktuar emetimet e karbonit.
Studimi i kryer nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, botuar në “Nature Medicine”, vlerëson se ndryshimi i klimës mund të shkaktojë drejtpërdrejt mbi 2.3 milionë vdekje shtesë të lidhura me temperaturat e larta në 854 qytete europiane deri në vitin 2099, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të reduktuar emetimet e karbonit.
Deri në 70% të këtyre vdekjeve mund të shmangen nëse veprimet do të ndërmerreshin shpejt. Ndër qytetet evropiane më të rrezikuara janë edhe Roma dhe Napoli .
Sipas studimit, dhjetë qytetet evropiane që do të njohin numrin më të madh të vdekjeve nga nxehtësia deri në fund të shekullit janë Barcelona (Spanjë), 246,082; Roma (Itali), 147.738; Napoli (Itali), 147,248; Madrid (Spanjë), 129,716; Milano (Itali), 110,131; Athina (Greqi), 87.523; Valencia (Spanjë), 67.519; Marseja (Francë), 51,306; Bukuresht (Rumani), 47.468; Genova (Itali), 36.338.
Pothuajse të gjitha qytetet ndodhen në Mesdhe dhe janë kryeqsisht qytete të vendeve me klimë të ngjashme me atë të vendin tonë. Ndonëse të dhënat nuk jepne në raport me popullsinë, qytetet e mëdha në vendin tonë, si Durrësi dhe Tirana, janë pjesë e hartës së rrezikut. “Duhet të veprojmë urgjentisht” Për Pierre Masselot, autor i hulumtimit, “rezultatet tona nënvizojnë nevojën urgjente për të ndjekur në mënyrë agresive zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe përshtatjen ndaj nxehtësisë në rritje. Kjo është veçanërisht kritike në rajonin e Mesdheut ku, nëse nuk veprojmë, pasojat mund të jenë katastrofike. Duke ndjekur një rrugë më të qëndrueshme, mund të shmangnim miliona vdekje para fundit të shekullit.” Përgatiti: Liberale.al