Edona James ka shpërthyer në të shara ndaj një gazetareje dhe moderatoreje nga Kosova pas një deklaratë që kjo e fundit ka bërë lidhur me ndryshimin e gjinisë së saj. Paulina Nushi, e ftuar në një emision është shprehur se nuk është pro ndryshimeve të gjinisë duke marrë si shembull Edona James, e cila për të, edhe pse ka ndryshuar trupin e saj nga mashkull në femër përsëri mbetet burrë.
“Edona James ka vendosur nga Kujtim të kthehet në Edonë, por për mua është Kujtim,” u shpreh gazetarja teksa shtoi se transgjinorja ka ndyshuar ligjin e natyrës.
Kjo deklaratë e saj nuk është pritur mirë nga Edona James, e cila në videon e postuar nga moderatorja e emisionit ka sharë gazetaren duke e quajtur “b*shtër”.
“Ta q*ft Kujtimi nanën oj kudër,” shkruan Edona James.