Drama ndodhi në Trentino, Itali. Laura Fenaroli, 41 vjeçe, u gjet e pajetë brenda shtëpisë së saj në Arco. Ka qenë vajza e saj shtatë vjeçare ajo që ka alarmuar fqinjët, por fatkeqësisht kur në banesë kanë mbërritur punonjësit e shëndetësisë dhe policia, ndihma ishte e kotë. Gruaja, një nënë e divorcuar dhe beqare, ishte me origjinë nga provinca e Bergamos. Sipas një rikonstruksioni fillestar, Laura Fenaroli kishte pasur disa probleme shëndetësore ditët e mëparshme, aq sa ishte mjeku ngriti dyshime se ishte me bronkopneumoni.
Mjeku e kishte këshilluar që të shkonte në urgjencë për t’i bërë analizat e mëtejshme, por gruaja kishte vendosur të kthehej në shtëpi, me shumë gjasa të qëndronte pranë vajzës së saj të vogël dhe të mos e linte vetëm, me shpresën se gjendja e saj mund të përmirësohej. Gjatë natës situata është përkeqësuar shumë, aq sa ajo ka ndërruar jetë.
Ka qenë vajza e vogël, pasi kuptoi se nëna e saj nuk ishte zgjuar, thirri fqinjët të cilët menjëherë kërkuan edhe ndihmë. Ndërhyrja e punonjësve shëndetësorë, së bashku me policinë, ka qenë e menjëhershme por fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë më shumë për gruan dhe mjeku nuk mundi të bënte gjë tjetër veç konfirmimit të vdekjes së saj nga shkaqe natyrore. Një dramë që ka tronditur komunitetin e Arcos, për vdekjen e një gruaje të re që ishte bërë shumë e dashur dhe që i kishte kushtuar të gjitha energjitë e saj vogëlushes së saj të vogël.