Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024” u mbaj sot në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Bekim Balaj mori tre trofe me vete si “Topi i Artë”, “Këpuca e Artë” dhe sulmuesi më i mirë qendror në formacionin e vitit. Ermir Rashica u përzgjodh talenti i vitit ndërsa Edlir Tetova si trajneri më i mirë për 2024-ën. Pati momente të veçanta, një ndër to kur trajneri Silvinjo këndoi së bashku me vajzën e tij Tati. Gjithashtu u prezantua maskota e Shqipërisë “Alban”. Nuk munguan as videomesazhet nga Ceferin dhe Infantino.
ORA 21:50- Mbyllet mbrëmja gala!