13 persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa pesë të tjerë janë proceduar penalisht në Elbasan pasi akuzohen se mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim administratorin e subjektit call center ku kryhej kjo veprimtari e paligjshme.
Gjatë operacionit u sekuestruan 70 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 33 celularë dhe 1 DVR, nëpërmjet të cilëve ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.
Policia njofton se në pranga kanë rënë shtetasit: -E. Ç., 29 vjeç, B. F., 46 vjeçe, Sh. I., 31 vjeçe, A. K., 32 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, F. P., 36 vjeçe, G. K., 23 vjeçe, R. L., 31 vjeçe, G. K., 29 vjeç, D. H., 38 vjeçe, S. D., 30 vjeç, A. K., 30 vjeçe, A. C., 24 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa shtetasit që po procedohen penalisht janë: J. L., D. Ç., M. L., Dh. Z., dhe L. T., për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë këta shtetas telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
NJOFTIMI
DVP Elbasan
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacioni policor i koduar “Fictitious”.
Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 13 shtetas, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë.
Shpallet në kërkim administratori i subjektit call center ku kryhej kjo veprimtari e paligjshme.
Sekuestrohen njësi kompjuterike, celularë, 2 laptopë dhe 1 DVR, që i shërbenin kësaj veprimtarie.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, pas një pune hetimore profesionale, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fictitious”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. Ç., 29 vjeç, B. F., 46 vjeçe, Sh. I., 31 vjeçe, A. K., 32 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, F. P., 36 vjeçe, G. K., 23 vjeçe, R. L., 31 vjeçe, G. K., 29 vjeç, D. H., 38 vjeçe, S. D., 30 vjeç, A. K., 30 vjeçe, A. C., 24 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim;
-nisi procedimi penal për shtetasit: J. L., D. Ç., M. L., Dh. Z., dhe L. T., për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi G. D., 45 vjeç, administratori i subjektit, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjatë operacionit u sekuestruan 70 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 33 celularë dhe 1 DVR, nëpërmjet të cilëve ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.
Këta shtetas telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.