BallinaEkonomiFMN paralajmëron: Rivlerësimi i Euros kthehet në rrezik të lartë për ekonominë

FMN paralajmëron: Rivlerësimi i Euros kthehet në rrezik të lartë për ekonominë

spot_img

Nëse kursi i këmbimit kthehet në vlerat e vitit 2022 atëherë kjo ngjarje do të ketë me ndikim të lartë dhe të menjëhershëm sidomos në sektorin financiar, familjet dhe bizneset, vëren Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në konsultimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërisë.

Fondi vëren se rreziku për rivlerësimin e euros është mesatar, por nëse ndodh, rreziku është i lartë. Në raportin e fundit Fondi i kushtoi më shumë vëmendje zhvillimeve të kursit të këmbimit dhe rëndësinë që ka mbajtja e regjimit fleksibël.

Në vitin 2022 euro u këmbye mesatarisht mbi 120 lekë, ndërsa në korrik të këtij viti euro u këmbye për herë të parë nën 100 lekë.

“Nëse kursi i këmbimit mund të marrë një kthese të papritur duke u rikthyer në nivelin e vitit  2022 do të ndikonte negativisht sektorin financiar, bizneset dhe familjet, nëpërmjet rritjes së kredive me probleme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e huave janë në valutë” vë në dukje FMN.

Fondi analizoi se zhvlerësimi i euros u nxit nga prurjet në rritje të turizmit, emigrantëve dhe investimeve të huaja, por kishte disa momente kur nënçmimi i nxit nga faktorë jo themelore (spekulime).

Kursi real efektiv i këmbimit i Shqipërisë mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm në 10 muajt e parë të 2024 pasi regjistroi një vlerësim prej 11 për qind në 2023. Vlerësimi kumulativ në dekadën e kaluar është rreth 35 pike për qind.

Ndërsa Shqipëria mbetet konkurruese si destinacion turistik, presionet për ta pozicionuar Shqipërinë si konkurrente në afatgjatë do të shtohen nëse rritja e pagave vazhdon të tejkalojë rritjen e produktivitetit të punës”, vlerëson FMN.

Në vitin 2024, hyrjet financiare neto u nxitën kryesisht nga flukset hyrëse të IHD-ve, të cilat përbënin rreth 7 për qind e PBB-së. FMN analizon se investimet e huaja janë të përqendruara kryesisht në turizëm dhe sektorët e ndërtimit dhe tani mund të rriten me ritme më të ngadalta pasi flukset e turizmit stabilizohen.

Banka e Shqipërisë i shtoi ndërhyrjet në kursin e këmbimit gjatë vitit 2024. Injektimi total në vlerë vitin e kaluar ishte rreth 3 për qind e PBB-së. FMN rekomandon se Banka e Shqipërisë duhet të lejojë që kursi i këmbimit të përshtatet në mënyrë më fleksibël, ku ndërhyrja do të shërbejë vetëm si një mjet plotësues në adresimin e luhatjeve jothemelore.

Analiza e FMN konstaton ka pasur disa episode të kufizuara edhe vitin 2024, në të cilin presionet themelore të vlerësimit të lekut u nxiten nga forca jo-themelore. Në të tilla rrethana, ndërhyrjet ne kursin e këmbimit  mund të shërbejnë si një mjet plotësues për të thyer vrullin spekulativ, por të tilla ndërhyrja duhet të jenë në shkallë të kufizuar analizon Fondi./ Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular