Një modele është mburrur se është ‘më e kërkuara në botë’ pasi pretendon se ka marrë aplikime nga 5000 burra që duan të dalin me të.
Vera Dijkmans, e cila jeton në Londër , i shokoi të gjithë kur njoftoi në rrjetet sociale se do të pranonte aplikime nga burra për t’u bërë i dashuri i saj.
Pavarësisht se kishte mijëra kwrkesa, 27-vjeçarja tha se ishte zgjedhje e vështirw për të gjetur një bashkëshort, pasi vetëm tre nga mijëra burra u përshtaten kritereve të saj strikte.
Megjithatë, mjerisht, asnjë romancë nuk lulëzoi për Verën, e cila ka mbi shtatë milionë ndjekës në mediat sociale.
Tani ajo ka ndarë këshilla se si të tërheqë mashkullin e duhur – dhe ka zbuluar se ku po shkojnë ‘gabim’ femrat e tjera.
Beqarja e kërkuar tani po ndan disa këshilla për gratë që gjithashtu po përpiqen të gjejnë parnerin ideal. “Gratë duhet të kenë më shumë respekt për veten dhe të vendosin kufij të qartë me burrat”, theksoi ajo. – “Një burrë duhet t’ju çojë në një takim të duhur – si për shembull të dilni për darkë ose të bëni një aktivitet së bashku”.