Edmond Rrushi dha sot dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ish-zëvendës ministri i LSI-së erdhi në këtë detyrë në fund të vitit 2023. Rrushi, ish-deputet i Partisë së Lirisë, u emërua drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), më 30 tetor 2023, pas dorëheqjes së Jeta Dedës.
Nuk dihet arsyeja e dorëheqjes, por burime jozyrtare thonë se ai pritet të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ndërkohë, drejtimin e AKU-së, pas dorëheqjes së tij e mori Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.