BallinaAktualitetLuis Meçja i rikthehet futbollit: Tani nuk luaj vetëm për veten, por...

Luis Meçja i rikthehet futbollit: Tani nuk luaj vetëm për veten, por edhe për Martinin

spot_img

Më shumë se dy muaj më parë Luis Meçja, një fëmijë 14-vjeçarë që ndjek ëndrrën e futbollit, u bë i njohur fatkeqësisht jo për aftësitë dhe sukseset e tij në këtë sport, që nuk mungojnë, por për një ndër ngjarjet më të rënda të vitit të shkuar, për një përleshje me bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, ku shoku i tij Martin Cani humbi jetën dhe ai vetë e rrezikoi shumë atë, por fatmirësisht duke ja hedhur.

Këto ditë të fundit të janarit ai u rikthye pranë gjirit të ekipit, pas një kalvari të gjatë problemesh nga spitalet shqiptare deri tek ato në Itali.

Me shëndet mirë jam. Ndihem mirë që jam kthyer në stërvitje, kam shumë dëshirë të ingranohem për të gjetur formën që kisha, por ndihem shumë i lodhur, nuk kam oreks, nuk haj dot bukë. Jam shumë i lodhur”, shprehet Luisi.

Pas ekzaminimeve dhe ndihmës së parë të marrë në spitalin e Traumës, Luisi u nis drejt Italisë për një kontroll të dytë sigurues.

Shkuam në Itali për vizita, doktorët më thanë që ishte prekur brinja dhe nuk më lejohet të përplasem, por do të më duhet të shkoj vazhdimisht një herë një muaj, apo një muaj e gjysmë, për tre vite për vizita atje”, shtoi ai.

Po si e gjeti skuadrën dhe shokët e tjerë të ekipit Luisi pas një periudhe të rëndë fizike dhe psikologjike.

Çunat janë të mërzitur, sepse nuk kemi një lojtarë, një vëlla tonin, Martinin. Nuk është simë parë, kemi patur shumë harmoni mes nesh, ishim të gëzuar, por tani sikur ka ndryshuar shumë cdo gjë. Ai ka qenë humori i ekipit”, shtoi më tej adoleshenti.

Duket se për Luisin dita sot është bosh, pa Martinin!

Dilnim xhiro, vinim në stërvitje, në lagje, gjatë gjithë kohës me atë rrija. tek e fundit kishim shumë kohë që ishim shok.”, shtoi ai.

Megjithatë dëshira e tij dhe ëndrra për t’u bërë futbollist i ka dhënë një shtysë për të tejkaluar dhimbjen, atë të mungesës së shokut të tij më të ngushtë dhe të rikuperimit të plotë fizik.

Dua shumë që të shkoj në formën time që isha, por nga dëmtimet, plaga, është shumë e vështirë, do të bëj të pamundurën”, tha Luisi.

Tani e keni një detyrim më tepër për ta fituar kampionatin?

“Po, sepse tani unë luaj për dy jo vetëm për veten”, përfundoi ai. /Top Channel/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular