BallinaAktualitet“Monitorimi financiar, pika më e rëndësishme”- Klodiana Lala flet për ‘task forcën’...

“Monitorimi financiar, pika më e rëndësishme”- Klodiana Lala flet për ‘task forcën’ e SPAK: Strategjia synon parandalimin e krimit zgjedhor

spot_img

SPAK njoftoi sot ngritjen e një Task force hetimore për hetimin e krimeve zgjedhore, e cila dotë ketë grupe pune në 12 qarte dhe 61 bashki.

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin Open në News24, ka zbuluar detaje nga kjo task-frocë, duke treguar se cilat janë risitë

Lala: Rastet e krimeve zgjedhore janë raste që nuk janë hetuar si duhet. Kujtojmë dosjen 339 dhe 184 ku u bë i qartë krimi zgjedhor. Në këtë kuptim prej kohesh flitet që krimi zgjedhor prej kohësh duhej të ishte në fokus të SPAK.

Mendoj se deri më sot nuk ka patur vullnet për hetimin e krimit zgjedhor. Kjo strategji parasheh edhe parandalimin e krimeve zgjedhore, që duke një ide e mirë. Çështja është si do të implementohet në terren.

Çështja  parë që duhet të ndalemi ka të bëjë me mënyrën sesi do të renditen kandidatët në listë. A do të ketë dorë krimi i organizuar? Këtë duhet të na e sqarojë SPAK.

Së dyti, duhet të sqarojë sesi do të bëjë monitorimin financiar. Kam konstatuar se fushatat në Shqipëri janë shumë të shtrenjta, kanë aktivitete luksi, ndërsa partitë politike depozitojnë shumë të vogla parash pranë KQZ.

Ideja nuk është e SPAK, e detyron ligji të hetojë rastet e krimit zgjedhor dhe të hetojë njerëzit e krimit të organizuar.

Strategjia ka disa risi dhe uroj që të zbatohet në terren. Një prej tyre është struktura kryesore në SPAK që do drejtohet nga Altin Dumani. E dytë për herë të parë do të ketë grup pune në terren, në 12 qarqe dhe 61 bashki që do marrin kontakte m persona që mund të japin informacione për personat që kryejnë krimin zgjedhor.

Do të ketë një komunikim online, ku do ketë jo vetëm kallëzim dhe sinjalizime.

Monitorimi financiar, pika më e rëndësishme. Sipas asaj që SPAK ka bërë deri më tani, ka një urdhër nga Dumani që flet për metoda proaktive. Një grup pune, që do jetë brenda SPAK dhe do koordinojë punën në nivel vendor, do të monitorojë përdormin e buxhetit dhe investimet publike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular