BallinaPolitikePD protestë kombëtare më 8 Shkurt, mblidhet Grupi Parlamentar! Për çfarë do...

PD protestë kombëtare më 8 Shkurt, mblidhet Grupi Parlamentar! Për çfarë do të diskutohet

spot_img

Sot (29 janar) është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike për të diskutuar për organizimin e protestës së thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha.

Protesta kombëtare e PD-së do të mbahet më 8 shkurt, ora 17:00. Raportohet se protesta kombëtare e PD përbën një lloj devijimi ose ndryshim të planit, pasi në muajt e fundit PD ka bërë mosbindje civile dhe jo protesta kombëtare.

Gazetari Osman Stafa ndan detaje nga temat e diskutimit që do të mbahen sot në mbledhjen e demokratëve.

 “Strukturat e PD po përgatiten për protestë. Protesta vjen pas akuzave të Ahmetajt ndaj qeverisë. Ngritja e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit është çështje që do të diskutohet në PD. Partia Demokratike do diskutojë edhe për Vullnet Sinajn, duke kërkuar heqjen e mandatit të tij, pasi e akuzon për abuzim. Një temë tjetër që do flitet në grupin parlamentar të PD-së do të flitet edhe për votën e diasporës. Është kërkuar që emigrantët të votojnë siç duhet në zgjedhjet e 11 majit”, raporton gazetari.

Kreu i PD-së Sali Berisha ftoi një ditë më parë qytetarët shqiptarë në protestën e 8 shkurtit.

BerishaÇdo ditë që kalon me këtë kryekriminel është ndëshkim për çdo qytetar shqiptar, PD e cila prej kohësh ka shpallur mos-bindje civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkurt fton në protestën më të madhe kombëtare që ka njohur Shqipëria për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelësh që nuk njohin as normë e moral. Ftoj shqiptarët të shtunën me 8 shkurt, e gjitha Shqipëria zbret në Tiranë, e gjithë Tirana në rrugë kundër regjimit që i ka bërë Shqipërisë dëmet më të mëdha në histori

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular